• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapet në Gjermani vrasësi me pagesë i bandës së Tafilit

by A R
25/06/2016 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet në Gjermani një prej anëtarëve të bandës së etiketuar për vrasje me pagesë, bandë e cila drejtohej nga Admir Tafili nga burgu. Dritan Peksani, 26 vjeç banues në rrugën Kongresi i Përmetit në Shkodër, është arrestuar nga policia gjermane për llogari të autoriteteve policore shqiptare.

Peksani ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjykata e Shkallës së Parë Për Krime të Rënda Në Tiranë, i akuzuar se në disa raste ka qenë ekzekutor i pororosive të marra nga burgu prej Admir Tafilajt, duke kryer vrasje me pagesë.

Po kështu sipas burimeve të Policisë, Peksani është akuzuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda edhe për dhënie të ndihmës dhe sigurime të mjeteve për kryerjen e vrasjes. Një prej rasteve për të cilat dyshohet se Peksani, ka marrë urdhër për të realizuar është ajo e Brahim Manit pwr qwllime gjakmarrjeje. Po kështu një tjetër ngjarje për të cilën ka marrë porosi Dritan Peksani është edhe ajo e vendosjes së eksplozivit ndaj Arben Sulojt, ish- drejtorit të burgut të sigurisë së Lartë në Fushë- Krujë.

Ngjarja ka ndodhur me 19 janar të vitit 2015, kur në pjesën poshtme të veturës së veturës së Sulojt ishte vendosur një sasi lënde eksplozive dhe që ishte aktivizuar me telekomandë. Nga shpërthimi, Suloj mori plagë të rënda dhe për disa javë qëndroi në spital. Këto vepra penale, si dhe të tjera të dyshuara, Peksani dyshohet se i ka kryer në bashkëpunim Kristi Pinen si dhe me Alfred Qefalinë.

Të dy këta persona janë arrestuar tashmë, si pjesë e një bande vrasësish me pagesë dhe gjobëvënësish. Grupi drejtohej nga Admir Tafilaj nga burgu i Drenovës dhe më pas nga ai i Elbasanit. Pjesë e grupit ishin edhe persona të tjerë si Ardian Uzuni, Elson Merdani, Dhimitër Zito, Fatos Koka, e persona të tjerë. Për bashkëpunimin me këta persona si dhe për kryerjen e disa krimeve për të cilat është urdhëruar nga Admir Tafilaj, Peksani 26 vjeç është shpallur në kërkim. Ndërkaq pritet që Peksani të ekstradohet në drejtim të Shqipërisë, ku është duke u gjykuar në mungesë. Pas një procesi të përshpejtuar gjykata gjermane ka vendosur edhe ekstradimin e tij në vendin tonë. (shqiptarja / r.a)

Next Post

Horoskopi 26 Qershor 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In