Një 26-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e djeshme nga policia italiane, i akuzuar për shpërndarje kokaine.
Policia italiane bën me dije se shqiptari ishte rezident në zonën e Romanos, ndërsa ai kishte një zotërim të gjerë të tregut të drogës.
Arrestimi i tij erdhi pasi disa muajsh hetime, ku policia kishte mundur të siguronte prova për shqiptarin. 26-vjeçari kishte përgjithësisht klientë të rinj, ndërsa ai përdorte edhe një metodë për atë që nuk kishin mundësi për të paguar, duke ju mbajtur peng celularin ose diçka tjetër me vlerë.
Në momentin e arrestimit, atij ju gjetën 26 doza kokaine, ku një dozë e shiste me një çmim prej 40 eurosh.
Gjykata ka vendosur që shqiptari të qëndrojë në arrest më burg deri në përfundim të hetimeve./a.m.









