Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia italiane duke shitur kokainë.
Festim Xhahysa 24 vjeç, u arrestua ditën e djeshme teksa në makinën e tij tip “Honda” ju gjet lëndë narkotike kokainë. Ai u arrestua në kushtet e flagrancës në Parma, ndërsa kishte ndaluar makinën dhe po i shiste një dozë kokaine një italiani.
Gjatë ndalimit Xhahysës ju gjet 75 gramë kokainë e ndarë në doza gati për t’u shitur.
Arrestimi i të riut shqiptar u bë në kushtet e flagrancës, ndërsa nga kontrolli i bërë në banesë u gjetën edhe 65 gramë lëndë narkotike kokainë/noa/a.k