• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapet me 700 fishekzjarrë e 300 kapsolla/ Policia arreston tregtarin në Fier

by Java News
01/01/2022 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Fierit ka arrestuar ditën e djeshme një 38-vjeçar të identifikuar si Arti Çuko pasi u kap duke tregtuar fishekzjarre pa dokumentin përkatës. Ai akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Mësohet se blutë e Fierit i kanë sekuestruar 38-vjeçarit 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla. Prangosja e Çukos është kryer gjatë një kontrolli për parandalimin e tregtimin në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike.

Njoftimi i Policisë
Gjatë kontrolleve nga Policia për parandalimin e tregtimit në mënyrë të paligjshme të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve, pasditen e djeshme janë gjetur dhe sekuestruar 700 fishekzjarrë me fuqi të lartë shpërthyese, 20 kubikë dhe 300 kapsolla.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të ardhur nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe në telegramin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, për intensifikimin e kontrolleve me qëllim parandalimin e tregtimit në mënyrë të kundërligjshme të lëndëve piroteknike, shërbimet e Policisë kanë evidentuar një rast të tregtimit të lëndëve piroteknike dhe fishekzjarrëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 38 vjeç, banues në Fier, pasi në lagjen “15 Tetori” është kapur duke tregtuar fishekzjarre pa dokumentacionin përkatës.

Në cilësinë e provës materiale u sukuestruan 700 copë fishekzjarre, 300 kapsolla, 20 kubik si dhe tre automjete tip fugon në të cilët ishin këto fishekzjarre.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Tregtimi dhe transporti i mallrave që janë kontrabandë”.

Next Post
Popullsia e botës pritet të arrijë në 7.8 miliardë njerëz në ditën e parë të vitit 2022

Popullsia e botës pritet të arrijë në 7.8 miliardë njerëz në ditën e parë të vitit 2022

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com