Kapet ‘mat’ Kledi Kadiu
Kledi Kadiu është fotografuar nga paparacët me të dashurën e tij gjatë pushimeve. Çifti është kapur “mat” gjatë momenteve intime në det, teksa po putheshin, luanin dhe bënin “selfie” në ujë.
Siç shihet, balerini shqiptar, i cili po vijon karrierën e tij në Itali po i shijon maksimalisht pushimet e tij me 23-vjeçaren Charlotte Lazzari në ishullin Formentera. E veshur në “mikrobikini”, Charlotte duket në një formë fizike perfekte.
Kledi Kadiu, 41 vjeç është njohur me Charlotte, një balerinë italo-franceze nga disa miq të përbashkët dhe lidhja e tyre ka qenë e përmbajtur në fillim, por siç duket ka shpërthyer tani në verë. “U kuptuam menjëherë, sapo u takuam. Unë dhe Charlotte shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin”, ka thënë balerini kur lidhja e tyre është bërë publike.