• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapet grabitësi që bënte ‘namin’ në Tiranë, seria e gjatë e vjedhjeve…

by A R
25/12/2017 14:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U kap nga policia teksa po kryente vjedhjen e rradhës e mbase kësaj here do të jetë dhe “goditja” e fundit që 37 vjeçari kryen.

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e djeshme Ervin Tavanxhiun, një grabitës serial i dënuar dhe herë të tjera për veprën penale të vjedhjes. I riu është kapur në rrugën “Myslym Shyri” teksa po grabiste një makinë të tipit Benz, në pronësi të një vajze.

Por ndryshe nga shumë grabitës, 37 vjeçari nuk kërkonte “thesare” të mëdha, e kësisoj mjaftohej me vjedhjen e pjesëve të kushtueshme dhe të shitshme në treg. Policia e kapi në flagrancë teksa po vidhte navigatorin e mjetit Benz.

Ky është dhe Ervin Tavanxhiu, fotoja e të cilës është publikuar nga Panorama.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Nr.3, në vijim të punës intensive për parandalimin, zbardhjen, dokumentimin ligjor  të autorësisë  për disa vjedhje të ndryshme të ndodhura më parë, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi :

• Ervin Tavanxhi, 37 vjeç, banues në Tiranë , i dënuar më parë për vepren penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” dhe “Vjedhja”

Ky shtetas më datë 23.12.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, me kryqëzimin e rrugës “Vangjush Furxhi”, është kapur në flagrancë duke vjedhur me thyerje navigatorin e mjetit tip “Benz”, në përdorim të shtetases M. M., 30 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshte :

Më datë 12.12.2017, në rrugën e “Bogdaneve” dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e një automjeti Benz.

Më datë 24.10.2017, në rrugën e “Vangjush Furxhi”, dyshohet se ka vjedhur pasqyrat e mjetit tip Benz.

Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur aksesorë dhe navigatorin e  mjetit tip Benz.

Me datë 23.08.2017, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur aksesorët dhe navigatorin  e mjetit tip Golf.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shterasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sendet:

Një kaçavidë, 1 grup me 7 çelsa, 1 patentë, kartëmonedha, e sende të tjera.

Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor edhe për disa vjedhje të tjera që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të “vjedhjes së kryer më shumë se një herë”, parashikuar nga neni 134 / 3  i Kodit Penal./a.m.

Next Post
Njoftimi i OSHEE: Ja zonat që do jenë pa energji nesër në Tiranë

Ja ku duhet të telefononi nëse u shkëputet energjia gjatë festave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In