Për pak sa nuk u kthye në tragjedi një tentativë vjedhjeje e një shqiptari në Milano të Italisë.
“Milan Today” raporton se dy shqiptarë tentuan të vidhnin sendet brenda një bodrumi pallati ditën e sotme rreth orës 3 të mëngjesit.
Mirëpo, banorët i kanë pikasur dhe dolën të përballeshin me ta. Njëri prej tyre arriti të largohej, ndërsa tjetri u kap nga banorët.
Sipas mediave italiane, ai është 39-vjeçar i lindur në Shqipëri. Shqiptari u tërhoq zvarrë në sheshin “Gabriele Rosa” dhe u rrah nga banorët e zonës.
Nëse nuk do të ndërhynte policia, shqiptari mund të kishte humbur edhe jetën. Ai u dërgua menjëherë në spital dhe pas mjekimeve do të transferohet në burg.