• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapet banda e hajdutëve të Tiranës, vodhën para, sharra e vepra arti…

by A R
27/12/2021 12:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Efektivët e Komisariatit Nr.6 në Tiranë kanë finalizuar aksionin “Shtegtarët” duke arrestuar 4 persona në flagrancë gjatë kohës që ishin duke vjedhur në një farmaci në rrugën “Petraq Leka” në Kombinat.

Nga hetimet rezultoi se ata janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera.

Në pranga kanë rënë Behar Allmuça 27 vjeç; Leonard Hoxha 24 vjeç, Anderson Fidani 31 vjeç, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim (të tre të dënuar më parë për vjedhje) dhe Klajdi Lila 17 vjeç, banues në Kombinat, për veprat penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në vijim të veprimeve u shpall në kërkim edhe bashkëpunëtori i tyre, shtetasi F. L., 29 vjeç, banues në Shkozë, Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas janë autorë të 11 rasteve të vjedhjeve dhe tentativave të vjedhjeve të banesave dhe bizneseve të ndryshme, konkretisht:

* Më datë 16.12.2021, në Durrës, në dyqanin në pronësi të shtetasit E. Sh., dyshohet se kanë vjedhur një shumë të papërcaktuar parash;

*Më datë 16.12.2021, në Durrës, në dyqanin në pronësi të shtetasit B. Sh., dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash;

* Më datë 18.11.2021, në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një sasi të papërcaktuar parash dhe paketa cigaresh në marketin në pronësi të shtetasit V. U.;

*Më datë 21.12.2021, në rrugën “Tefta Tashko” dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në farmacinë në pronësi të shtetases V. P.;

*Më datë 21.12.2021, në Qytetin e Nxënësve në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash në një dyqan;

*Më datë 25.12.2021, në rrugën “Budi”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash dhe disa paketa cigaresh në marketin me menaxhere shtetasen A. Sh.;

*Më datë 25.12.2021, në qytetin e Belshit, gjatë natës dyshohet se kanë vjedhur një pajisje prerëse për materiale drusore në një banesë;

*Më datë 26.12.2021, në qytetin e Belshit, kanë tentuar të vjedhin një farmaci;

*Më datë 26.12.2021, po në qytetin e Belshit kanë tentuar të vjedhin një kancelari;

*Më datë 26.12.2021, në fshatin Pezë, në Tiranë, dyshohet se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit G. R.;

*Më datë 26.12.2021, në Durrës, në një market në zonën e “Shkëmbit të Kavajës”, dyshohet se kanë vjedhur një shumë parash;

Nga hetimet e kryera rezulton se shtetasi A. F., 31 vjeç, dyshohet se është autor edhe i vjedhjes së 4 pikturave, në një dyqan.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një automjet, një granatë (e gjetur në banesën e shtetasit K. L.), mjete të ndryshme që dyshohet se përdoreshin për kryerjen e vjedhjeve, 1 biçikletë, 4 piktura, një sasi parash dhe një mjet prerës për lëndë drusore.

Vijon puna për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të shpallur në kërkim, si dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

/a.r

Next Post
Evropa, sërish epiqendra e pandemisë së COVID/ Shtetet po rikthejnë kufizimet dhe izolimet

"Për miliona njerëz të infektuar me Covid, 2022-shi do të jetë një vit shprese! Shkenca e ka gjetur zgjidhjen për simptomat"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

“Brenda 30 prillit të ketë mbaruar procesi në…”/ Zgjedhjet për kreun e partisë, PD nxjerr udhëzimet

March 28, 2026
Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

Zero aktivitet në një vit zgjedhor! Dhjetëra parti pa asnjë shpenzim të deklaruar në KQZ për 2025

March 28, 2026
Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

Zbardhet përplasja me dyer të mbyllura mes ministres Ismaili dhe Spiropalit. Ndërhyn Rama: Mos më detyro të…

March 28, 2026
Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

Plani 4-vjeçar i rritjes së pensioneve, Rama shpjegon skemën: Çdo vit rritja do të dyfishohet

March 28, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse avancuam me energjinë si e do BE?

March 28, 2026
Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

Dogana dhe agjentët e Kufirit zbarkojnë në Porto Romano, kontrolle të shtuara me qen ndaj makinave të importuara

March 28, 2026
‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

‘Epoka e paprekshmërisë ka mbaruar’, java kur gjigantët e teknologjisë u vunë përballë drejtësisë

March 28, 2026
Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

Nga dinamikat demografike tek ekonomia e shërbimet publike/ Ja 4 skenarët e reformës territoriale

March 28, 2026
35 vite më pas: Pse nuk u dënuan kurrë krimet monstruoze të komunizmit në Shqipëri

Makineri balte, shpifjesh, intimidimesh e shantazhesh

March 28, 2026
Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

Kosova në prag të historisë, Gallapeni dhe Hoxha njëzëri: Ëndrra jonë është Botërori, tifozët na japin forcë

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In