Shërbimet e Seksionit të Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve në DVP Berat, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit në kërkim kombëtar:
Aleksandër Agaçi, 48 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar rikthimin e tij në burg, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 6 muaj burg, duke konvertuar kështu vendimin e dhënë nga autoritetet italiane, për veprën penale “Vrasja e dyfishtë”, mbetur në tentativë, e kryer në shtetin italian.
Ky shtetas u transferua në ambientet e DVP Fier, për veprime të mëtejshme.
/a.r