Policia holandeze ka sekuestruar një sasi rekord kokaine në qytetin e Roterdamit.
Plot 1 ton e 125 kilogramë kokainë u sekuestrua, nga polciia e cila arrestoi gjashtë persona, mes të cilëve edhe një shtetas shqiptar. Lënda nakrotike vinte nga EKuadori dhe ajo që bënte përshtypje ishte fshehja mes arkave me peshk.
Banda që trafikoi kokainën ishte në përgjim prej dy javësh. Sipas raportimeve nga mediat holandeze, vlera e drogës kalonte mbi 22 milionë euro.
Polivia ndërhyri sapo kamioni frigoriferik me peshk mbërriti në ambientet e kompanisë pritëse të ngarkesës.
Nuk dihet ende identiteti i shqiptrarit të arrestuar dhe roli i tij në linjën e trafikut./a.m.