• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapen tre hajdutët që vodhën kasafortën e poliklinikës në Tiranë, i zbardhen edhe disa ngjarje të tjera

by Java News
25/02/2020 10:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tre hajdutë janë arrestuar për vjedhjen e një kasaforte me 1.3 mln lekë në një poliklinikë, ndërsa akuzohen edhe për raste të tjera në disa qarqe. Të arrestuarit janë E. M. 33 vjeç, F. Sh. alias F. L. 37 vjeç dhe E. Ç. alias E. H. 38 vjeç, banues në Tiranë (F. L. dhe E. Ç. me precedent penal në fushën e vjedhjes dhe vjedhjes me armë).

Tre personat e arrestuar sipas policisë, mëngjesin e sotëm rreth orës 04:05 te Rruga e Kavajës në ambientet e Poliklinikës “Zonja e Këshillit të Mirë” në Tiranë në bashkëpunim edhe me dy persona të tjerë, kanë vjedhur kasafortën në të cilin ndodhej vlera monetare rreth 1.3 mln lekë.

Në momentin e arrestimit, janë sekuestruar edhe një makinë tip Mercedes Benz, me të cilin qarkullonin për të kryer vjedhjet, 1 DVR, një shumë parash, 1 kasafortë dhe 4 telefona celularë. Të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohen edhe si autorë të vjedhjes së një klinike mjekësore në Rrugën e Dibrës, ngjarje e datës 20.01.2020, ku gjatë orëve të para të mëngjesit kanë vjedhur një shumë prej 413 000 lekësh dhe kanë tentuar të vjedhin edhe kasafortën e kësaj klinike.

Gjithashtu, ata dyshohen se kanë kryer një sërë vjedhjesh të kasafortave në biznese, në qytetin e Tiranës dhe në qarqe të tjera. Pas arrestimit, grupi hetimor vijon punën në bashkëpunim me strukturat e tjera të policisë në qarqe për dokumentimin me prova ligjore të rasteve të dyshuara se janë kryer nga ky grup kriminal.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, si dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e autoreve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. /e.s/

Next Post
“Halabake rruge”, shoqatat e grave dënojnë sulmet e Monika Kryemadhit ndaj Etilda Gjonajt

“Halabake rruge”, shoqatat e grave dënojnë sulmet e Monika Kryemadhit ndaj Etilda Gjonajt

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

“Zotohemi që do respektojmë proceset publike”, kompania investuese reagon pas protestave për Zvërnecin

June 2, 2026
Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

Trump: Nuk dihet se ku mund të na çojnë bisedimet me Iranin

June 2, 2026
“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

“Qeveria s’do lejojë dëmtimin e biodiversitetit”, Sejdarasi: Ivanka Trump e mbron Zvërnecin më shumë se vet protestuesit

June 2, 2026
Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

Dashamir Shehi: Protesta, pakënaqësi ndaj qeverisë, jo thjesht kundërshti ndaj projektit në Zvërenc

June 2, 2026
Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

Protesta për Zvërnecin, Qafoku zbulon emrat: Është ngritur një bord me 13 veta për të diskutuar me Ramën

June 2, 2026
Mes ndërtimeve pa leje, kaosit e papastërtive, kontrasti i dukshëm i Tiranës së sotme me atë të prag-viteve 2000! PS publikon pamjet

Mes ndërtimeve pa leje, kaosit e papastërtive, kontrasti i dukshëm i Tiranës së sotme me atë të prag-viteve 2000! PS publikon pamjet

June 2, 2026
NYT: Si lindi miqësia e vëllezërve Khayyat nga Katari me familjen Trump, dhe historia e projekteve disa miliardëshe në Siri

NYT: Si lindi miqësia e vëllezërve Khayyat nga Katari me familjen Trump, dhe historia e projekteve disa miliardëshe në Siri

June 2, 2026
ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

June 2, 2026
“Flamur Noka strumbullari i armiqësive në parti”, Doris Madhi flet për situatën në PD: Berisha e ka bërë pronë private

“Flamur Noka strumbullari i armiqësive në parti”, Doris Madhi flet për situatën në PD: Berisha e ka bërë pronë private

June 2, 2026
Shqipëria feston rezultatet në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ministri Hoxha pret Komisioneren Marta Kos në Bruksel

Shqipëria feston rezultatet në rrugën drejt anëtarësimit në BE, ministri Hoxha pret Komisioneren Marta Kos në Bruksel

June 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In