Dy shtetas shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane nën akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Policia zbuloi 10 kg kokainë të fshehura në fundit e rremë të makinës ku udhëtonin shqiptarët, në postbllokun e ngritur në autostradën e Ventimiglia.
Ishte qeni antidrogë ai që ndjeu erën e drogës, çka detyroi efektivët të kontrollonin imtësisht makinën, deri sa gjetën pakot me kokainë.
Dy shqiptarët e arrestuar janë të moshës 20 vjeç, teksa nuk bëhet me dije identiteti i tyre për arsye hetimore.
/a.r