• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kapen në kufi huliganët kroatë

by Java News
19/08/2015 17:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konfirmohet frika e drejtuesve të Skënderbeut për prezencën e huliganëve në “Elbasan Arena”, gjatë sfidës play-off të Champions League me Dinamo Zagreb. Në pikën kufitare të Hanit të Hotit, policia shqiptare ka ndaluar disa dhjetëra tifozë kroatë. Sipas ‘Indeksonline” lajmi konfirmohet nga zyrtarët e klubit korçar, që mbeten në kontakte të shpeshta me drejtuesit e policisë së shtetit, për të garantuar mbarëvajtjen e takimit dhe të evitohen të gjitha incidentet.

Sipas të njëjtave burime nga Skënderbeu, tifozët dyshohet se i përkasin grupimit famëkeq, “Bad Blue Boys”. Ata tentuan të hynin nga pika kufitare me Malin e Zi. Të gjithë ishin të gjithë të pajisur me bileta për ndeshjen, por nuk kishin autorizim nga klubi i Dinamos për të qenë të pranishëm në stadium.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në kufirin e Kroacisë me Bosnje Hercegovinën. Sipas mediave në Zagreb, 80 tifozë të Bad Blue Boys që po udhëtonin drejt Shqipërisë u ndaluan.

“Pjesa më e madhe e tyre ishin të skeduar për dhunë në stadiume. Pas kontrolleve në mjetet me të cilat udhëtonin, tifozëve iu gjetën mjete piroteknike. Disa prej tyre u ndaluan nga policia, ndërsa të tjerë u kthyen mbrapsht. Edhe në këtë rast mungonin autorizimet e skuadrës së Dinamos. Një zgjedhje e klubit nga Zagrebi, që biletat në dispozicion vendosi t’i shpërndante vetë, për të evituar që ato të binin në duart e tifozëve problematikë” – shkruan Indeksonline.

Megjithë këto masa dhe kontrollet në kufi, dyshohet se një numër i konsiderueshëm ultrasish kroatë ndodhen në Shqipëri. Policia ka njoftuar se personat pa autorizim nuk do të hyjnë në stadium. Mbi 400 uniformat blu dhe personeli i sigurisë prej 250 personash, do të kenë edhe mbështetjen e 4 oficerëve të sigurisë nga Kroacia, të cilët do të evidentojnë huliganët, për të mos i lejuar të hyjnë në stadium.

Next Post

FOTO/ Ledri Vula, dashnor apo taksist i motrës së Rita Orës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com