• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapen autorët e vrasjes te stadiumi “Dinamo”, sherri nisi për një karikues

by A R
01/08/2017 07:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sherri banal me thika dhe kaçavida pranë stadiumit “Selam Stermasi” mes disa të rinjve ka lënë të vdekur një 22-vjeçar, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

22-vjeçari i identifikuar si Marv Mihali nuk u ka mbijetuar dot plagëve të marra me thikë në trup.

Një i njohur i të ndjerit ka shkruar pranë JOQ.al duke treguar edhe detaje nga sherri:

“Marv Mihali, 22-vjeç, djalë i vetëm, ka mbetur viktimë gjatë sherrit banal që ndodhi mbrëmë pranë stadiumit “Selman Stermasi”.Sherri ndodhi gjatë një lojë PS4, kur shoku i viktimës debaton keq me një person për një karikues celulari dhe mbasi dalin jashtë për t’u sqaruar sherri bëhet më i madh. Ku u bënë grupe-grupe midis njëri-tjetrit dhe sherri çoi në plagosjen e Marvit me thikë. Më pas largohen autorët dhe mbërrin ambulanca tek e shoqëron në urgjencë, por fatkeqësisht ai humbi jetën. Marvi ishte shoku jonë dhe më vjen keq për të, Zoti ja çoftë shpirtin në paqe dhe le të bëhet shembull për pasojat e sherrit”, përfundoi i njohuri i viktimës.

Marzi Mihali, 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me Dejvi Bitraj, 19 vjeç.
Në ndihmë të Dejvi Bitraj, ka ardhur kushëriri i tij Eugen Bitrajt 24 vjeç, së bashku me personat e tjerë Kridens Alla, dhe Marsel Alla.

Gjatë konfliktit Eugen Bitraj, ka nxjerrë thikën dhe ka goditur 22-vjeçarin Marzi Mihali, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore  është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në Dejvi Bitraj, 19 vjeç, Kridens Alla,19 vjeç, dhe Marsel Alla, 23 vjeç, të tre banues Tiranë.

***

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 22-vjeçarit me iniciale M.M. që ndodhi pak para mesnate pranë stadiumit “Dinamo”.

Viktima M.M. kishte blerë një telefon celular nga një prej agresorëve dhe kërkonte karikuesin, shkruan Balkanweb.

Fillimisht i riu është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç.

Më pas ka ndërhyrë vëllai i tij dhe shokët. Ka qenë pikërisht 24-vjeçari Eugen Bitraj sipas policisë që ka qëlluar me thikë 22-vjeçarin.

NJOFTIMI I POLICISË
Më datë 31.07.2017, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”, shtetasi M.M., 22 vjeç është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D.B., 19 vjeç.

Në ndihmë të shtetasit D.B, ka ardhur kushëriri i tij shtetasi E. B., së bashku me shtetasit K. A., dhe M.A.

Gjatë konfliktit shtetasi E. B., ka nxjerrë thikën dhe ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesional të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit:

– Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtore në krim shtetasit:
– Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë.
– Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë .
– Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.
Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me dashje e kryer në bashkëpunim”.

***

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë natës në kryeqytet ku një i ri është vrarë me thikë.

Sipas informacioneve të News24, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit pranë stadiumit “Dinamo”, ku i riu është qëlluar disa herë me thikë pas një sherri, motivet e të cilit nuk dihen ende.

Më pas ai është dërguar në Spitalin e Traumës por për shkak të plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë. Policia e ka identifikuar si shtetasi me iniciale M.M., 22 vjeç.

Mësohet se policia ka shoqëruar disa persona dhe ka shpallur në kërkim disa të tjerë. /b.d

Next Post
Lista Serbe tani i kthen shpresat te Qeveria

Ministri kosovar Jevtiç: S’e pranoj aktakuzën time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

Shtyhet ceremonia për varrimin e Khameneit

March 4, 2026
Nga mungesa e fjalimeve te marshimet në rrugë e ngujimi para Kryeministrisë/ Skenarët e protestës së opozitës

Molotovë në protestën e opozitës, Ambasada Amerikane: Aktorët politikë të refuzojnë dhunën

March 4, 2026
CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

CNN: SHBA-të sapo rrëzuan dy aleatë të Kinës brenda dy muajsh. Pse Pekini ka bërë shumë pak për këtë?

March 4, 2026
Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

Arrestohen tre persona në Shkodër, policia sekuestron armë, municion luftarak dhe lëndë narkotike

March 4, 2026
Spanja drejt zgjedhjeve të parakohshme, rrëzohet buxheti i 2019

Kryeministri spanjoll i drejton gishtin Presidentit Trump: Mos luaj ruletën ruse me jetët e miliona njerëzve!

March 4, 2026
“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

“Të gjitha vijat e kuqe janë kaluar”, shtetet e Gjirit Persik shqyrtojnë përgjigjen ndaj sulmeve iraniane

March 4, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Ndikimi i luftës në Lindjen e Mesme, eksperti: Shqipëria duhet të heqë akcizën mbi naftën, ja si do ndikojë

March 4, 2026
“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

“Ngriti” në këmbë policinë e Dibrës, kush është 35-vjeçari i akuzuar për tre vepra penale. Efektivi 40-vjeçar i “Shqiponjave” ra nga muri

March 4, 2026
I preferuari i Khameneit, kush është Mojtaba, Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit?

Goditen ambasadat e SHBA në Dubai e Katar, mbi 1 mijë viktima në Iran, Izraeli: Do vrasim pasuesin e Khamenei

March 4, 2026
Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

Tabaku: Paralajmërimi për rritjen e çmimit të karburanteve është spekulim tregtar, jo pasojë e tregjeve ndërkombëtare

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In