Një sasi prej 97 kg kanabis është sekuestruar në linjën e autobusit Sarandë-Athinë. Policia greke ka arrestuar shoferin 34-vjeçar shqiptar. Autobusi ku gjendej sasia e lëndës narkotike është ndalur për kontroll në Kalpaki. Policia ka gjetur në pjesën e bagazhit dy çanta udhëtimi ku ndodheshin 16 pako me kanabisin e papërpunuar.
/a.meta