• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kapen 725 kg kanabis në një vilë 4 katëshe në Vlorë, arrestohen dy trafikantët

by Java News
03/09/2017 11:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion anti-drogë i koduar “Mesnata” ka çuar në sekuestrimin e 725 kg e 200 gr kanabis që ishte fshehur në një banesë 4-katëshe në lagjen “24 Maji” të Vlorës.

Policia e Vlorës bën me dije se banesa ku ishte fshehur sasia e madhe e drogës është në pronësi të Artan Kalemit 34 vjeç, i cili është arrestuar. Në pranga ka rënë edhe Xhemil Kalemi 41 vjeç, i cili rezulton se është i përfshirë në veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, policia është duke vijuar hetimet me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve. Dy të arrestuarit akuzohen për prodhim të narkotikëve

NJOFTIMI I POLICISË

Vijojnë kontrollet në kuadër të Planit Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar ” Mesnata”

Sekuestrohen 725 kg e 200 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa si dhe dy automjete.

Vijojnë procedurat për verifikimin dhe sekuestrimin e një vile banimi dhe një ambienti biznesi në pronësi të shtetasit, të cilit iu gjet lënda narkotike.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas

Operacioni nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me repartin “Delta Forcë”.

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Planin Operacional Kombëtar për evidentimin dhe goditjen e rasteve të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe për sekuestrimin e pasurive të përfituara në mënyrë të paligjshme, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me repartin “Delta Forcë” kanë arritur të finalizojnë me sukses operacionin e koduar “Mesnata”.

Operacioni është zhvilluar në lagjen ”24 Maji”, në një banesë 4 katëshe, në pronësi të shtetasit Artan Kalemi, ku në katin e dytë dhe të katërt të banesës është konstatuar dhe sekuestruar nga policia një sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë totale prej 725 kg e 200 gr.

Gjithashtu janë sekuestruar dy automjete.

Si rezultat i operacionit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

Artan Kalemi, 34 vjeç, banues në Vlorë,

Xhemil Kalemi, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili në përfundim të hetimeve rezultoi i përfshirë në këtë vepër penale.

Njëkohësisht në bashkëpunim me Prokurorinë, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P.Vlorë po vijojnē verifikimet dhe veprimet, me qëllim sekuestrimin e vilës dhe një ambienti biznesi, për të cilat dyshohet se janë përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” parashikuar

 

 

a.ç

Next Post
Plagosja në Shkodër nga roja i lokalit, shpallet në kërkim nga policia

Plagosja në Shkodër nga roja i lokalit, shpallet në kërkim nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

Video/ Nënës në Durrës mund t’i hiqet kujdestaria, denoncimi i gjyshes se 3 fëmijët ishin braktisur dhe infektuar me zgjebe. E ëma: Kurth nga…

January 12, 2026
“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

“Kur na ka munguar shiu, na është dashur që…”, Rama: Shqipëria, vend sovran në prodhimin e energjisë

January 12, 2026
Përplasen tre automjete në Lungomare, lëndohet turistja

Aksident me vdekje në Tiranë, humb jetën këmbësori, arrestohet shoferi

January 12, 2026
Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

Moti i Keq në Korçë / Problemi kryesor, rrëshqitja e dherave. Disa rrugë në fshatra të bllokuara

January 12, 2026
Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

Parku eolik i Tropojës, Balluku: Sektori energjitik po hyn në një fazë të re!

January 12, 2026
Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

“S’kemi kohë për të humbur”, Gonzato: Kemi nevojë për drejtësi cilësore, duhen më shumë gjyqtarë

January 12, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Nuk bëhet revolucioni duke marrë rrogën e shtetit në Parlament

January 12, 2026
“Drejtësia sot funksionon me 73.6% të kapacitetit”, Sadushi: Mungesa e gjyqtarëve, problemi themelor i sistemit

“Një vendim i pakuptueshëm është një konflikt i shtyrë për nesër”, kreu i GJL shpall tre angazhimet kyçe

January 12, 2026
Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

Shkaktoi aksident i dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë

January 12, 2026
Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht

January 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In