Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona pasi dyshohen si të përfshirë në kontrabandë mallrash.
Nga kontrolli i ushtruar në një automjet, policia ka zbuluar 1536 palë atlete sportive të pa shoqëruara me dokumentacionin e nevojshëm.
Mësohet se atletet janë gjetur në fugonin me targë AA 922 JK ndërsa të ndaluar janë Arben Kërrnaja dhe Besmir Ponari. Ata janë ndaluar te ‘Ura e Paskuqanit’ (javanews.al / a.n)