• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Kapelet, këpucët, të brendshmet, sendet personale të Brigitte Bardot dalin në ankand; revoltohet bashkëshorti –

by Java News
21/09/2026 19:24
Kapelet, këpucët, të brendshmet, sendet personale të Brigitte Bardot dalin në ankand; revoltohet bashkëshorti -
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter


Edhe pas vdekjes, Brigitte Bardot vijon të jetë në qendër të vëmendjes, këtë herë për shkak të një ankandi që ka shkaktuar reagimin e bashkëshortit të saj të fundit.

Rreth 300 sende personale të ikonës së kinemasë franceze do të dalin në ankand në Paris, një vendim që Bernard d’Ormal e ka kundërshtuar publikisht, duke e cilësuar si mungesë respekti për kujtimin e bashkëshortes së tij.

Ankandi organizohet nga shtëpia Millon në Hôtel Drouot dhe përfshin një sërë sendesh personale dhe veshjesh që i përkisnin Bardot. Mes tyre janë kapelet prej kashte që ajo përdorte shpesh, një tutu e zezë, bereta, artikuj për kujdesin personal, të brendshme dhe këpucë baleti Repetto.

Sendet janë ruajtur ndër vite në apartamentin e saj në Paris, por edhe në La Madrague, rezidencën e famshme buzë detit në Saint-Tropez, të cilën Bardot e bleu në vitin 1958, pasi u bë e famshme me filmin “Dhe Zoti… Krijoi Gruan”.

Bernard d’Ormal, 85 vjeç, ka reaguar ashpër ndaj vendimit për zhvillimin e ankandit, duke argumentuar se sendet personale të Bardot duhej të ishin ruajtur dhe jo të shiteshin.

“Këto janë sende personale. Pse po mbahet ky ankand? Për kafshë? Është qesharake dhe mungesë respekti për kujtimin e Brigitte. E gjithë kjo mund të ishte ruajtur për ditën kur njerëzit mund të vizitojnë La Madrague. Është skandaloze ta zhveshësh në këtë mënyrë”, është shprehur ai.

D’Ormal ka deklaruar gjithashtu se Bardot nuk do të kishte qenë dakord me shitjen e sendeve të saj personale.

“Brigitte sigurisht që nuk do të kishte rënë dakord për këtë shitje – ajo do t’i kishte hedhur ato”, ka deklaruar bashkëshorti i saj.

Sipas organizatorëve, ankandi synon të mbledhë fonde për Fondacionin Brigitte Bardot për mbrojtjen e kafshëve, të themeluar nga aktorja, si dhe për djalin e saj 66-vjeçar, Nicolas Sarrier.

Por polemika nuk ndalet te sendet personale. D’Ormal ka shprehur shqetësimin se edhe pronat e Bardot në Saint-Tropez, La Madrague dhe La Garrigue, mund të shiten në të ardhmen.

“Kam jetuar atje për 35 vjet dhe tani po më dëbojnë – a mund ta besoni?”, është shprehur ai për mediat franceze.

Brigitte Bardot u nda nga jeta në dhjetor, në moshën 91-vjeçare. Ajo dhe Bernard d’Ormal kishin qenë bashkë për rreth 30 vjet. Çifti u martua në mënyrë fetare në Norvegji në vitin 1992, por martesa nuk u bë kurrë ligjërisht e vlefshme në Francë.

Edhe çështja e trashëgimisë është përfshirë në debatin pas vdekjes së aktores. D’Ormal nuk mori pasuri nga testamenti i Bardot, ndërsa ai vetë ka deklaruar se ishte ai që i kishte thënë bashkëshortes se nuk dëshironte të trashëgonte asgjë.

Nga Fondacioni Brigitte Bardot është pretenduar se d’Ormal ishte vetë president i fondacionit në kohën kur u miratua ankandi, pretendim që 85-vjeçari e mohon.

Brigitte Bardot mbetet një prej figurave më të njohura të kinemasë franceze dhe ndërkombëtare. Ajo luajti në 47 filma dhe regjistroi rreth 70 këngë, përpara se të tërhiqej nga industria e filmit në vitin 1973.

Më pas, ajo iu përkushtua aktivizmit për mbrojtjen e kafshëve, ndërsa u përfshi edhe në debate politike për shkak të qëndrimeve të saj të forta të krahut të djathtë.

Bardot u martua katër herë, me regjisorin Roger Vadim, aktorin Jacques Charrier, me të cilin pati djalin Nicolas, biznesmenin Günter Sachs dhe, së fundmi, Bernard d’Ormal.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Seriali “30 gradë gjerësi veriore ” në ndjekje të qytetërimeve të hershme.

Seriali “30 gradë gjerësi veriore ” në ndjekje të qytetërimeve të hershme.

November 27, 2026

Tirana, e sigurtë sërisht?

November 27, 2026
“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi nis fushatën për sigurinë rrugore

“Një moment për jetën”, ministri Enea Karakaçi nis fushatën për sigurinë rrugore

November 27, 2026
Apeli lë në fuqi masat për Gjergj Cukalin, Emiljano Shullazin dhe të pandehurit e tjerë

GJKKO shpall vendimin përfundimtar për 12 të pandehurit e “Revanshit”, ja sa u dënuan Shullazi dhe Avdyli

November 27, 2026
Policia mësyn pranë shkollave, sekuestrohen 40 kg kanabis dhe 1 kg kokainë, 3 në pranga

Policia mësyn pranë shkollave, sekuestrohen 40 kg kanabis dhe 1 kg kokainë, 3 në pranga

November 27, 2026
Përplasjet fizike dhe fyerjet në Kuvend, “Etika” vendos për Ballën, Bardhin dhe Balliun

Bardhi e Balliu kthehen në Kuvend, PD: Përgjegjësi ligjore për firmëtarët e përjashtimit

November 27, 2026
Tre emërime të reja në Dogana, ja kush do të drejtojë pikat e Morinës, Shkodrës dhe Bllatës

Tre emërime të reja në Dogana, ja kush do të drejtojë pikat e Morinës, Shkodrës dhe Bllatës

November 27, 2026
Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve

Trump izolon kabinetin në baza ushtarake, ministrat braktisin shtëpitë nga frika e atentateve

November 27, 2026
Dënimi i ish-vjehrrës, reagon Meta: Vendimi, zero vlerë procedurale. E vërteta në anën time

Dënimi i ish-vjehrrës, reagon Meta: Vendimi, zero vlerë procedurale. E vërteta në anën time

November 27, 2026
Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së në “TikTok”, shqetësime për sigurinë e të dhënave

Gjermania dhe Austria kërkojnë pronësi të BE-së në “TikTok”, shqetësime për sigurinë e të dhënave

November 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In