• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kapedanët

by Romina Kuko
04/09/2021 12:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Romina Kuko/

Jo me larg se dy jave me pare, talebanet moren ne duar serish freret e vendit te tyre. Vendimi i pare? Zhdukja e te gjitha grave nga ekranet, reklamat, jeta publike, rruget. Haram i madh ekspozimi ne publik i figures se gruas, mos o Zot pastaj fuqia politike apo civile e saj.

Dy dite me pare, Kryeministri i Shqiperise Edi Rama shpalli qeverine e re. 12 gra ministre dhe 4 burra ministra ne Kabinet. Fill pas shpalljes se qeverise, tema me e lakuar neper rrjete – te cilat tash nje dekade jane bere platforma ilustrimi te asaj shprehjes se famshme “Para internetit budallain e njihte vetem shtepia e vet”  – ishte pikerisht prania e kaq shume grave ne kabinet. Plot komente te mira, sic eshte e natyrshme per kete zhvillim kaq me rendesi. Zv.Sekretarja e Pergjithshme e OKB e lajmeroi ne Twitter me jo pak entuazizem kete lajm. Lajmi doli edhe ne mediat nderkombetare.

Por nuk munguan kapedanet e katapultuar nga parodia e Xha Sulos ne mes te meidanit demokratik. Te na fale i paharrueshmi Xha Sulo qe e krahasojme me zarbot e makinerisë së ziftit prapanik.

Kapedanet me mustaqe blu dolen ne pah duke share e peshtyre pranine e grave ne postet qeverisese.

Nuk u moren me çfare perfaqesojne! Ato ne fakt perfaqesojne shume me shume se sa tere kapedanet e rakise dhe mejhaneve politike mbledhur bashke.

Nuk u morem me sa profesioniste jane. Ato ne fakt per nga profesionalizmi hyne ne kategorine e grave te mençura shqiptare qe kapedaneve u japin uje ne bisht te luges.

Nuk u moren me çfare potenciali sjellin, dhe se si prania e tyre ne platformen qeverisese eshte burim i shtuar demokracie dhe garanci serioziteti ne pune.

Nuk u moren as me ndonje kritike qe sigurisht do te ishte vlere ne debat, nese do te shprehte rezerva apo shqetesime. Per punen e qeverise, jo per gunen e anetareve te saj.

Asgje nga keto.

Shkumezuan pse jane gra! A thua se gruaja eshte demon, a thua se ata vete nuk i ka lindur nje grua! Mallkuan pse jane marioneta! A thua se keta mustaqeblute qe nuk jane dot as kandidate per marioneta, nuk jane rrogozi qe marioneta ne krye te tyre sfilon perdite, duke u hedhur kocka buzeqeshjesh.

Por meqe ne kete vendin tone eshte menduar gjithnje e lehte te besh pleshtin ne kurriz te gruas, ne emer te zamanit dhe te kazanit, e shenuan ate çik fitore vemendjeje. Sepse gjuajtja me gure ndaj gruas shet ne tregun e klikimeve. Fatkeqesisht. E garantuar qe shet, provuar ne kurriz kjo gje.

Dikush mund te thote se kapedanet jane njerez arkaike qe bejne vetem statuse ne Facebook. Por fatkeqesisht jo, nuk eshte keshtu. Dje nje “perfesor” qe shqipen e shkruan shtrember dhe e mendon se prapthi, volli gjithe vrerin e mundshem. Me fjale qe edhe t’i citosh te vjen ndot. Nje tjeter nisi te beje kalendarin e periodave te grave duke ekspozuar idiotesine e parikuperueshme ndaj nje procesi nga i cili ka ardhur edhe vete ne jete. Per t’i renduar kesaj toke kot. Nje tjeter akoma bente kategorizimin biologjik te njerezve ne burra dhe ne sende. Erresire talebane ne shqip!

Duke naviguar ne gjithe kete zoologji dykembeshe, sheh se si dhuna ndaj grave ne familje apo ne zonat e erreta te shoqerise sone, ushqehet pa kursim dhe nga kapedanet e mendimit opozitar. Ata ne fakt nuk e kane rreshtur kurre fryrjen e ketij zjarri. Per te kuptuar pasojat mjafton te shohesh reagimet ndaj rasteve te dhimbshme te vrasjeve te grave. Ka rregullisht nje mase te madhe kritike qe e amniston vrasesin me solidaritet burreror sepse “gruaja ia beri borxh”.

Per ta burrnia eshte tek thundra, packa se arrin deri atje ku merr nje jete, le kalamaj rrugeve me jete te shkaterruar. Kapedanet tane ne Afganistan do te ishin talebane, ndersa grate e sulmuara prej tyre do te ishin nenat e vajzat qe sot jetojne terrorin e kthimit te talebaneve ne pushtet. Sulmi i kapedaneve mbi grate e kabinetit te ri qeveritar tregon vete se sa e rendesishme eshte per Shqiperine t’i mbaje larg vendimmarrjeve keta mbetje historike. Edhe politike. Por tregon fatkeqesisht edhe se sa e sinqerte eshte media kur alarmohet per mustaqet e Çelos ne emer te gruas, po ama hesht kur grate sulmohen si te ishim sot ne Kabul jo ne Tirane. Ashtu siç tregon fatmiresisht se kjo medalje ka edhe anen tjeter, ate me drite, kabinetin e ri qeveritar, deshmia e nje shumice qe eshte ne anen e grave jo te kapedaneve.

Next Post
“Më qëlluan, sapo dola nga kafja”/ Niset drejt “Traumës” ish-kreu i PS në Vaun e Dejës. Pistat e hetimit, policia identifikon autorët

“Më qëlluan, sapo dola nga kafja”/ Niset drejt “Traumës” ish-kreu i PS në Vaun e Dejës. Pistat e hetimit, policia identifikon autorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

Dalin rezultatet në disa degë të PD, ja sa vota mori Berisha në Kolonjë, Korçë dhe Devoll

May 23, 2026
Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

May 23, 2026
Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

Zgjedhjet në PD/ Në degën 8 gjysma e anëtarëve braktisin procesin, 607 vota për Berishën, 31 kundër

May 23, 2026
Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

Gjirokastër/ Berisha merr 270 vota pro në PD, 11 kundër

May 23, 2026
Aktori Birçe Hasko përcillet për në banesën e fundit, homazhet mbahen nesër në Teatrin e Operas dhe Baletit

Aktori Birçe Hasko përcillet për në banesën e fundit, homazhet mbahen nesër në Teatrin e Operas dhe Baletit

May 23, 2026
Votimi për kreun e PD mbyllet në të gjitha degët, pritet rezultati

Votimi për kreun e PD mbyllet në të gjitha degët, pritet rezultati

May 23, 2026
Referendumi për konfirmimin e Berishës/ PD tha mbi 28 mijë, Salianji publikon numrin e vërtetë të pjesëmarrjes

Referendumi për konfirmimin e Berishës/ PD tha mbi 28 mijë, Salianji publikon numrin e vërtetë të pjesëmarrjes

May 23, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

May 23, 2026
‘Corriere della Sera’: Ja projekti i madh i Ramës për verën shqiptare!

‘Corriere della Sera’: Ja projekti i madh i Ramës për verën shqiptare!

May 23, 2026
Referendumi në PD, përfundon votimi në disa degë, pjesëmarrje e ulët

Referendumi në PD, përfundon votimi në disa degë, pjesëmarrje e ulët

May 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In