“Jemi duke parë historinë e prishjes së Partisë Demokratike. organet e kësaj janë dëmtuar rëndë”, kështu u shpreh Preç Zogaj teksa foli për përçahen në PD në emisionin “Frontline” në News24.
Gjatë bisedës me gazetaren Marsela Karapanço, Zogaj tha se kanë pasur kohë, por sërish e kanë lënë Partinë Demokratike të paorganizuar.
“Duket që është një çështje e ambicieve brenda grupit për të penguar zgjedhjet e 29 korrikut.
Nuk u kam bërë mashalla këtyre zgjedhjeve, por kur njëra palë e tepron me të drejtën, e drejta i kalon palës tjetër.
Këtu problemi është se a ka dikush përgjegjësi dhe largpamësi për të bërë të mundur organizimin urgjent të partisë”, tha ndër të tjera./m.j