E ftuar në një program televiziv Jorida Tabaku referuar situatës aktuale në kuvend u shpreh se PS ka bërë edhe më keq kur ka qenë në opozitë në kuvend.
Tabaku: PS ka bërë edhe më keq kur ka qenë në opozitë. Nuk është normale situata në parlament. Edhe Arta Marku është betuar dhe votuar me çadër dhe flakë. Tashmë është më konfliktuale situata në kuvend sepse nuk po del në përfundim.
Nëse nuk kemi hapësira parlamentare, debat dhe ide, ku do a ushtrojmë përballjen tonë. E kemi vendosur në pozitë më të vështirë qeverinë me debat dhe ide, jo me forcë. E kemi vendosur përballë përgjegjësisë me drogë, komisionin hetimore të inceneratorëve dhe me PPP-të./m.j