• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaosi në Kuvend/ Ndërkombëtarët vendosin duart mbi kokë dhe mbesin të habitur

by Os De
18/09/2025 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Seanca e sotme plenare u zhvillua me tensione dhe kaos, e “shkaktare” u bë Diella, ministrja më e re me AL e kabinetit të Edi Ramës. 

Deputetët demokratë ngritën zërin, bllokuan foltoren, dhe “fluturuan” fletoren e Kuvendit në ajër me shënjestër kryeministrin Edi Rama, kryetarin e Kuvendit dhe kabinetin e tij qeveritar. 

Pjesë e kësaj seance ishin dhe përfaqësuesit e trupës diplomatike të cilët me plot kuptimin e fjalës vendosën “duart mbi kokë”. Nga fotot e kapura në sallë ata shihen të habitur duke parë situatën e krijuar në sallë. 

Lidhur me këtë reagim të ndërkombëtarëve ka reaguar edhe Agron Duka, i cili duke theksuar edhe njëherë qëndrimin e opozitës se Shqipëria nuk qeveriset me avatarë, ai është ndalur edhe te momenti kur diplomatët e huaj mbetën të shtangur. 

“Momenti kur diplomatët e huaj mbetën të shtangur nga ajo çfarë ndodhi në sallën e Kuvendit është tregues i turpit institucional që po i ofrohet opinionit ndërkombëtar. Shqipëria nuk ofroi vizion europian, por imazh të një demokracie të deformuar”, shkruan ai. 

Reagimi i plotë: 

Nga Kuvendi në spektakël turpi  Shqipëria nuk qeveriset me avatarë 

Sot në Kuvend u shkel çdo parim i demokracisë parlamentare. Mazhoranca përdori arrogancën e numrave për të mbytur fjalën e opozitës dhe për të shndërruar seancën më të rëndësishme të vitit në një shfaqje propagandistike. Ky akt është dëshmi e qartë e një qeverisjeje që i trembet llogaridhënies dhe zgjedh rrugën e manipulimit politik. 

Momenti kur diplomatët e huaj mbetën të shtangur nga ajo çfarë ndodhi në sallën e Kuvendit është tregues i turpit institucional që po i ofrohet opinionit ndërkombëtar. Shqipëria nuk ofroi vizion europian, por imazh të një demokracie të deformuar. 

PAA paralajmëron se dhunimi i Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit nuk është thjesht abuzim politik, por rrugë e rrezikshme drejt autoritarizmit. Shqiptarët nuk kanë nevojë për “avatarë” virtualë, por për politika reale që zgjidhin hallet e tyre në ekonomi, bujqësi, arsim dhe shëndetësi. 

Partia Agrare Ambientaliste do të qëndrojë në çdo rast në krah të qytetarëve, duke mos lejuar që Parlamenti të kthehet në teatër propagande dhe që demokracia shqiptare të rrënohet nga abuzimi me pushtetin. 

 

Next Post
Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve…

Kemi arritur të mallkojmë dasmat e fëmijëve...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In