• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaosi në Kuvend, Lapardhaja: Aty ka njerëz pa nivel, Berisha skemë për të bërë pazarin e radhës me Ramën

by B K
13/02/2025 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Incidentet e ditës së sotme në Kuvend (13 Shkurt), ku fillimisht deputeti i PD, Petrit Doda dhe më pas Flamur Noka tentuan të godisnin ministrin Taulant Balla dhe kryeparlamentaren Elisa Spiropali, me mikrofon dhe shishe uji, ka sjellë mbylljen e përkohshme të seancës parlamentare.

Por çfarë mendon politologu dhe analisti Namir Lapardhaja për këtë situatë kaosi politik në foltoren e Kuvendit. I ftuar në studion e Report TV, teksa ndiqnin edhe pamjet, ai tha për moderatorin Nertil Agalliu, në ‘Sot, Live në Shqipëri’ se kjo është një lojë tjetër politike për pazarin e radhës mes PD dhe PS.

Sipas tij, Berisha po e përdor, duke shfrytëzuar edhe rastin e arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj, që t’i kërkojë Ramës për të zgjidhur ‘hallin e madh’ apo ‘elefantin SPAK’

“Nuk e di pse i përdorin këto lloj skemash publike. Por duket se duan të ngacmojnë nervin e militantëve apo një pjese të vogël të shoqërisë, por pjesa më e madhe e shoqërisë nuk janë dakort me këto skena. Opozita dhe pozita janë afër zgjedhjeve dhe këto lloj konfliktesh janë të kota në gjykimin tim. Kjo lloj opozite e Berishës s’e ka herën e parë që e bën. Por si duket po kërkojnë një pazar tjetër me Ramën dhe me këtë skemë, sa më e lartë të jetë ajo, aq më i lartë është pazari. Do ia dëgjojmë krismën. Me rastin e bashkisë së Tiranës, ndoshta po kërkojnë aleancë apo marrëveshje, të bëhen bashkë kundër Prokurorisë së Posaçme”, u shpreh Lapardhaja.

I pyetur se pse duhet të zgjidhet kjo rrugë nga deputetët, ku rrezikohet edhe shëndeti i tyre nga tentativat për dëmtim fizik, analisti u shpreh:

“Nuk është hera e parë, e thashë. Dy vitet e fundit kjo ka ndodhur, kanë bërë tensione në Parlament dhe pastaj kanë bërë pazar. Kjo vjen pas dy ditësh nga Komisioni Reformës Zgjedhore pa asnjë diskutim tjetër, ku dhe Berisha ka kërkuar votën e të gjithëve në Diasporë, por matanë kanë bërë marrëveshje dhe votuar kërkesën e qeverisë. Tani thonë hajde se na ka zënë i njëjti hall, çfarë do bëjmë me SPAK. Ky është halli i tyre i përbashkët. Ose ajo që dikur tha Rama se nuk do diskutonin vendimet e Gjykatës dhe Prokurorisë dhe që prej arrestimit të kryebashkiakut ka ndërruar narrativa. Saliu ëështë bërë Ramë dhe Rama Sali. I ka zënë halli se u ka hyrë elefanti dhe po pyesin se çfarë duhet të bëjnë”, shpjegon ai.

Kurse për incidentet në Parlament, vuri në dukje se në Kuvend ka njerëz pa nivel, nën mesataren dhe që përpiqen t’i bien në sy kryetarit për t’u përfshirë në listat për deputetë.

“Dhunën e bëjnë njerëz që kanë mbaruar fjalët dhe argumentet. Aty janë njerëz pa nivel intelektual dhe nivel, njerëz nën mesataren, as në listat e deputetëve s’i njeh njeri. Ai që donte të godiste, i rripit, s’e di se pse dhe çfarë përfaqëson. Është mentalitet që buron nga dhuna, sa më shumë dhunë ndaj kundërshtarit aq më shumë ngrihesh në hierarki, janë bërë ministra, i kemi parë. Ka deputetë që nuk flasin kurë për zonat e tyre, për hallet e qytetarëve dhe del aty tani dhe nxjerr rripin në Parlament. Ata duket se kanë nevojë për vëmendje, për t’i parë Berisha aty dhe të thotë po, do bëhesh deputet. Edhe Rama ia ka dhënë mundësinë Berishës me listat e mbyllura. Si do arrijnë këta të fitojnë besimin e Berishës, do e fitojnë vetëm nëpërmjet këtyre skenave”, përfundoi analisti.

Next Post
Mbi 20 këmbësorë përplasen “qëllimisht” me makinë, policia gjermane rrethon Mynihun

Mbi 20 këmbësorë përplasen "qëllimisht" me makinë, policia gjermane rrethon Mynihun

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

Shembja e aksit Librazhd-Prrenjas, ARRSH: Rruga alternative do të hapet nesër në orën 12:00, kalimi për të gjitha mjetet

March 2, 2026
Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Me ftesë nga Kryepiskopi Elpidofor, Kryepiskopi Joan vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

March 2, 2026
Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

Nuk i deklaruan në kufi, sekuestrohen 25 mijë euro në Kakavijë! Procedohen 2 shtetas

March 2, 2026
Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

Sulmi i koordinuar SHBA-Izrael, humb jetën gruaja e Khameneit

March 2, 2026
Hëna e re në Dem ndryshon “lojën astrologjike”, Chrysanthi Kalogeri paralajmëron shenjat

Eklipsi total i Hënës tek Virgjëresha, çfarë pritet të sjellë te shenjat e Horoskopit

March 2, 2026
Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

Ikja e Mane Lumanit, kolegu tregon betejën me sëmundjen: Dy muajt e fundit i kaloi në spital, vuajti shumë

March 2, 2026
“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

“Asnjë sinjal që janë goditur objektet bërthamore të Iranit”

March 2, 2026
Greva në doganën greke/ Më 27 tetor “paralizohet” qarkullimi i mjeteve në Kakavijë, ja sa do të zgjasë

Do trafikonte 350 kg drogë drejt Greqisë, shpallet në kërkim pronari i kamionit

March 2, 2026
Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

Sulmet e Iranit, Rama telefonon Presidentin e Emirateve të Bashkuara, zbardhet biseda

March 2, 2026
Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

Kryeministri i Libanit “godet” Hezobollah-un: Shpallim ndalimin e aktiviteteve ushtarake të tyre

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In