• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaosi në Kuvend/ Çollaku: Ligjet kalojnë siç do Rama, nuk sjell asnjë rezultat për opozitën

by Java News
05/12/2023 14:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se rrëmuja që Rithemelimi shkakton në seancat plenare, nuk i vijnë në ndihmë opozitës.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Çollaku u shpreh se kjo situatë po i vjen në ndihmë kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij, po i kalon ligjet n♪7 Kuvend pa debat,.

Çollaku deklaroi se mbështet kërkesën për ngritjen e komisioneve hetimore, por i duket irracionale, t’i kërkosh kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, që të përcaktojë se kush është drejtuesi i Partisë Demokratike dhe se kush e drejton Grupin Parlamentar të kësaj force politike.

“Ne mbështesim pa asnjë rezervë kërkesën thelbësore, ajo e ngritjes së komisioneve hetimore. Ne, deputetët e PD kemi mbështetur, firmosur kërkesat, jemi në mbështetje të asaj kërkese. Kjo është pjesa kryesore. Kërkesat e e tjera në lidhje me drejtimin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në vlerësimin tonë, duket irracionale. Aftësinë, të drejtën për të drejtuar Grupin parlamentar nuk e ka as Edi Rama, as Lindita Nikolla. E ka të pamundur. PD ka një drejtues, ka një përfaqësues në parlament. Nikolla nuk mund të përcaktojë se kush e drejton PD dhe Grupin parlamentar të PD, pa shkelur ligjin.

Mbështesim kërkesën për komisionet hetimore, kërkesat e tjera janë abuzive. Kërkesa për komisionet hetimore është e ndershme. Kërkesa ndaj Nikollës është e pandershme. Jemi skeptikë, është një lëvizje pa rezultat. Përshtypja ime është që një kauzë e tij po ndihmon më shumë Edi Ramën. Kaloi ligje, buxhetin pa debatuar, rrezikon të kalojë marrëveshjen me Melionin pa debatuar. Ligjet kalojnë siç do Edi Rama. Në thelb, përfituesi i saj është Edi Rama. Nuk është një rrugë që të çon në sukses. Është  e pandershme t’i kërkosh Edi Ramës dhe Lindita Nikollës të përcaktojë se kush është kryetari i PD”, theksoi ai.

/f.s

Next Post
Berisha politizon dhe vdekjen e Mirush Kabashit: Ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës

Berisha politizon dhe vdekjen e Mirush Kabashit: Ishte një mbështetës i palëkundur i opozitës

Comments 1

  1. ndoj says:
    2 years ago

    ik o collk spiui mos u merr me kete pune

    Reply

Leave a Reply to ndoj Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Emiratet e Bashkuara Arabe: Të gatshëm t’i bashkohemi luftës për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 1, 2026
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj në pranga

“Hajdeni se kam vrarë mamanë”/ Telefonata e pazakontë alarmon Policinë e Vlorës, çfarë rezultoi pas verifikimeve

April 1, 2026
Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

Ekspertët: Heqja e subvencionit të naftës rrit kostot, fermerët shqiptarë më pak konkurrues

April 1, 2026
Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

Alarmi për sulme nga Irani, Rexhaj: SHBA është e shqetësuar për qytetarët e saj! Iranianët janë si shqiptarët e viteve ’80

April 1, 2026
Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

Nga dyert e mbyllura te dera e gjykatës: Karma e PD-së dhe beteja që tani mund zhvendoset sërish në sallë gjyqi

April 1, 2026
“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

“Hamendësim! Nuk kemi informacione shqetësuese”, qeveria shqiptare reagon pas alarmit të ambasadës amerikane për sulmet e Iranit

April 1, 2026
Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In