• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaosi i Rithemelimit s’e zmbraps mazhorancën! Rama dërgon në Kuvend ndryshimet e rregullores dhe marrëveshjen me Italinë

by A R
11/12/2023 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një kohë kur Kuvendi është “pushtuar” nga kaosi, me Rithemelimin që ka paralajmëruar përshkallëzim të aksionit të saj, mazhoranca nuk është zmbrapsur.

Në seancën e 14 dhjetorit është parashikuar të kalohen ndryshimet për rregullohen e Kuvendit që ashpërson masat për deputet që shkelin rregullat si edhe marrëveshja me Italinë për emigrantët.

Qëndrimi ndaj Sali Berishës nuk ndryshon dhe Rama ka kërkuar që me 14 dhjetor të jenë prezentë të gjithë deputetët e PS . Nga ana tjetër, kreu i qeverisë ka folur në mbledhjen e grupit edhe për drejtësinë duke e nënvizuar se Parlamenti është pushteti që duhet të kontrollojë çdo pushtet tjetër.

Çfarë parashikon projektvendimi për rregulloren që është dërguar në Kuvend, ku pritet miratimi i tyre? Sa i përket ndryshimeve të rregullores, për shkak të zhvillimeve të fundit, nëse deri më tani një deputet mund të përjashtohej nga seanca plenare për 10 ditë maksimumi, tashmë limiti do jetë deri në 60 ditë. Ky është një lajm i keq për Rithemelimin, pasi së fundmi pothuajse të gjithë deputetët e Sali Berishës janë përjashtuar të paktën një herë.

Ndërkohë, marrëveshja me Italinë ka të bëjë më ndërtimin e kampeve për të pritur emigrantët nga vendet e treta, për atë kategori që rrezikohet gjatë lundrimit në det dhe shpëtohet nga anijet e ushtrisë apo Guardia di Finanza-s italine.

Për t’i dhënë fuqi marrëveshjes së firmosur nga Rama dhe Meloni në Romë për ndërtimin e kampit të emigrantëve në Gjadër me kapacitet 3 mijë persona si dhe përdorimin e Portit të Shëngjinit si port zbarkimi, duhet të ratifikohet në Parlament me të paktën 71 vota.

/a.r

Next Post
VIDEO/ Deputeti socialist ia plas të qeshurës në mes të mbledhjes, Bushka: Ik nga linja…

VIDEO/ Deputeti socialist ia plas të qeshurës në mes të mbledhjes, Bushka: Ik nga linja...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

PD e akuzon se ka fshehur dënimin nga autoritetet greke, SPAK kërkon pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In