• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Kaosi i monumenteve dhe figurat historike pa shprehje

by Ben Andoni
22/07/2018 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Në 100-vjetorin e Pavarësisë, Shqipëria pati mundësinë më të madhe që të formatonte dhe njëherë kujtesën e saj historike përmes konceptimit të monumenteve të reja. Njëherazi ideja përcillte frymën se fushata do të përshfaqte dhe stadin e ri të Shqipërisë artistike. Por nga e thëna në të bërë gjendet një mal i tërë. Një ekspozitë ndërkombëtare për monumentin kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë, mes shumë paragjykimeve dhe përfoljeve, i dha çmimin e parë një strukture monumentale, që për hir të së vërtetës nuk u bë asnjëherë kujtesa e shqiptarëve.

Dhe, sipas mënyrës së tyre, shqiptarët ia dhanë përgjigjen. Deri dy vjet më parë, monumenti që ishte vetëm pak dhjetëra metra nga zyra e Ministrit të Brendshëm dhe rreth 200 metra nga zyra e kryebashkiakut përdhosej vazhdimisht. I hiqnin pllakat, e shkarravisnin dhe përdorej për nevojat imediate… “Kulla mbrojtëse” e Visar Obrijas nga Kosova dhe Kai R. Kiklas nga Gjermania ishte një abstraksion, që sot e kësaj dite nuk kuptohet ose të themi është e zgjidhur jokëndshëm. Kulla që hapet, e bashkë me të merr udhë dhe rruga e lirisë, sipas autorëve, doli një fiasko, kurse shkrimi dhe firma e 40 delegatëve në Vlorë në vitin 1912 u dëmtuan sistematikisht.

Në të njëjtën kohë, shtatorja e Ismail Qemalit, që do të realizohej për festën e Pavarësisë, nuk u arrit dot në kohë ose më mirë konkursi për të rezultoi një dështim. Me urgjencë u nxor puna e Odhise Paskalit nga holli i Muzeut Kombëtar dhe pa asnjë kriter estetik, e strehoi Atin e Pavarësisë në një cep të bulevardit. Sërish, pa asnjë kriter rëndësie, vendin afër Muzeut Kombëtar e mori Hasan Prishtina, kontributi i të cilit në historinë tonë nuk mund të krahasohet kurrsesi me të.

Por nuk mbaron këtu. Ata, që konceptuan Tiranën moderne të monumenteve, i dhanë bashin e vendit monarkut gati të vetëshpallur të shqiptarëve në Bulevardin kryesor të qytetit. Shtatorja e Mbretit Zog me uniformën ushtarake nuk shkon asfare dhe është një ironi e madhe e kohës sepse ai nuk mundi të përballë veten kurrë në ndonjë luftë si shtetar. Përveçse përmbysi republikën, me forcat sllave dhe e dorëzoi monarkinë e tij në formën më të turpshme. Enver Hoxha është zhdukur dhe vendin e tij e ka marrë një konceptim lulishte. Fat më të  mirë kanë pasur figurat kryesore të marksizmit që janë strehuar pas Galerisë Kombëtare.  Personalitete, të gjithë të veshur me pallto dhe në frymën e zakonshme të shkollës realiste të skulpturës shqiptare me të cilën janë bërë dhe komunistët dhe artistët.

“Nëna Shqipëri”, vendosur në Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, e realizuar nga tre prej skulptorëve tanë më të mirë, mendohet si kopje e një pune flasin nënzë skulptorët tanë. Kurse “Nënë Tereza” nuk ekziston më. Paradoksalisht, dikur gjendej në sheshin me emrin e saj. Sot, vërtetë kemi sheshin me emrin e saj, por me mungesën e strukturës monumentale të saj, që është zhvendosur në Rinas, kurse kjo që ishte dikur aty ka përfunduar në Qafë Thanë.

Një paradoks tjetër gjendet në kodrat e Liqenit Artificial, sepse janë pranë varret e aleatëve anglezë, të gjermanëve armiq të tyre dhe Rilindasve!!! Varri i Faik Konicës qëndron përbri kompleksit monumental funebër të vëllezërve Frashëri. Kujtojmë nëpërkëmbjen që i ka bërë Konica në të gjallë Naim Frashërit (paçka se pak kohë më vonë do ta zbuste gjuhën ndaj tij) dhe të shkon ndërmend kaosi i konceptimit të monumenteve tona.

Sa për rrethet, ato janë një katrahurë e vërtetë. Në Shkodër ka qenë një batardi e vërtetë në mënyrën sesi janë vendosur monumentet. Ku Fishtës i kishin vënë pak metra para një monument, të anti-komunizmit. Pak më pas, ishte monumenti i nderimit të Riza pashës dhe pak më tej, një monument kushtuar Luftës anti-fashiste. Të gjitha, në vetëm pak metra katror.

Në Pogradec një Mitrush Kutel gjigand i përballet nga ana tjetër një Lasgush Poradeci, po gjigand. Një i huaj, mund t’i marrë lehtë si ideologë të marksizmit, në mënyrën sesi janë konceptuar.

 

Një gjë e tillë, por pa ndonjë kërkesë po ndodh tashmë me hapësirën e mbetur të parlamentit dhe Akademisë së Shkencave. I gjithë ky vend strehon bustin e Jeronim De Radën, që u rigjet pasi ishte zhdukur prej vitesh të tëra e gati dhunshëm nga Tirana e Re; Fan Nolin, Çabejn, Godon, Budën e me radhë. Së fundmi, e kupton edhe reagimin ndaj bustit të Pjetër Arbnorit, që njerëzit i janë turrur artistit sepse nuk e bëri si të tjerët!!!

…

Diskutimi për realizimin e tyre që në shumicën i takon modelit të Realizmit Socialist, madje edhe punët e realizuara pas viteve ’90 është gjithnjë kaotik. Kjo sepse një pjesë e  monumentalitetit, dramaciteti i shprehjes mbush thjesht përfytyrimin e blatimit, kurse në masë figurat e sjella u mungon identiteti artistik, teksa mbesin në funksion të përjetësimit të emrit përmes konjukturave politike të kohës.

Shumica e veprave të komisionuara në kohë të ndryshme u mungon ai shpirt i veçantë që do t’ia jepte një shkollë e mirë, por më shumë nga të gjitha kultura e një shoqërie të lirë. Brenda kanoneve të kësaj shoqërie, janë prodhuar dhe steorotipet për personazhet dhe ngjarjet, ndaj monumentet tona janë të vendosura në mënyrë kaotike, të realizuara pa jetë dhe mbi të gjitha nuk të frymëzojnë. Veç mbase ekuestrit të Skënderbeut në Tiranë dhe Krujë, “Nënës Shqipëri” dhe pak të tjerave…

Ndaj, ndodh që Shqipëria, në vorbullën e vet të mendimit, mllefet, urrejtjen, mëndjengushtësinë e një shoqërie, nuk çlirohet dot që të lindë një monument të mirë që t’i përgjigjet persekutimit, ashtu si i mungojnë shtatoret, që realisht tregojnë personalitete por edhe jetën e shqiptarit të thjeshtë, atij që e ka bërë vërtetë Shqipërinë. Mbase të tillë jemi, që i kemi këto monumente vendosur rrëmujshëm në qytetet tona. (Homo Albanicus)

Next Post
U mbyt në Velipojë për të shpëtuar të fejuarën, ja kush është 30-vjeçari

U mbyt në Velipojë për të shpëtuar të fejuarën, ja kush është 30-vjeçari

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Amerikanët nuk kursejnë as funeralin e Khameneit, në shënjestër urat drejt Mashhadit

Amerikanët nuk kursejnë as funeralin e Khameneit, në shënjestër urat drejt Mashhadit

July 9, 2026
Balla “nxjerr zbuluar” planet e PD-së: Sorrat që na çoi Berisha te hoteli në Strasburg

Balla “nxjerr zbuluar” planet e PD-së: Sorrat që na çoi Berisha te hoteli në Strasburg

July 9, 2026
Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

Seanca e Metës në GJKKO, 134 emra nga mbrojtja në pritje të vendimit për të dëshmuar

July 9, 2026
Sulmet SHBA-Iran ‘frenojnë’ trafikun në Hormuz, rritet presioni mbi tregjet e energjisë

Sulmet SHBA-Iran ‘frenojnë’ trafikun në Hormuz, rritet presioni mbi tregjet e energjisë

July 9, 2026
“Protesta degjeneroi me fjalime vulgare dhe thirrje për dhunë”, analisti: Ndalimi i zyrtarëve të RMV nuk është rastësi

“Protesta degjeneroi me fjalime vulgare dhe thirrje për dhunë”, analisti: Ndalimi i zyrtarëve të RMV nuk është rastësi

July 9, 2026
“Njerëzit ndihen të fyer, madje të poshtëruar”, Rama flet për problemet në administratë

“Protesta, një betejë politike”, Rama për Corriere della Sera: Nuk kam frikë nga Trump, vendos vetëm ligji për projektin në Zvërnec

July 9, 2026
Balla ironizon opozitën: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo

“Sorra inkubatorësh nga Prishtina dhe Tetova, të maskuar si shqiponja diaspore”, Balla: Ja dy protestuesit e arrestuar për 11 mijë doza drogë

July 9, 2026
VIDEO/ Trump bën gafën që habiti të gjithë, ngatërron Zelenskyn me Putinin para kamerave

VIDEO/ Trump bën gafën që habiti të gjithë, ngatërron Zelenskyn me Putinin para kamerave

July 9, 2026
Dita e sotme me kthjellime në të gjithë territorin, ja sa do të shkojnë temperaturat

Vranësira dhe temperatura të qëndrueshme, si parashikohet moti për ditën e sotme

July 9, 2026
Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani

Përshkallëzohet lufta SHBA-Iran, 90 objektiva goditen gjatë natës, Trump zbulon mesazhin nga Teherani

July 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In