• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaos në shtëpinë e Partizanit/ Lojtari sulmon shokun e skuadrës: Ti na infektove me Covid-19

by Java News
10/07/2020 10:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ka shkuar në pesë numri i lojtarëve të infektuar me “COVID-19” te Partizani para derbit të kryeqytetit. Deian Boldor dhe Besnik Ferati ishin të parët që dolën të prekur me Koronavirus dhe më pas e gjithë skuadra iu nënshtrua tamponëve. Zbulimi i tre rasteve të fundit pas përgjigjeve të marra në mesnatën e  djeshme e ka rritur jashtë mase frikën, por edhe tensionin në kampin e kuq.

“Panorama Sport” ka mësuar nga burime pranë vendngjarjes së mbrëmë ka pasur një “larje hesapesh” brenda radhëve të Partizanit. Deian Boldor dhe motra e tij dyshohet se janë vatra infektuese te “demat” dhe papërgjeshmëria e dy rumunëve ka bërë që të zgjerohet vatra e infeksionit. Pas përgjigjes së tamponëve njëri nga të infektuarit është irrituar jashtë mase dhe fillimisht ka pasur një debat përmes telefonit me mbrojtësin rumun.

Më pas, beteja ka vazhduar poshtë pallatit ku banon. “Panorama Sport” mëson se Boldor ka dalë nga karantina dhe ka shkuar të sqarohet me shokun e skuadrës, i cili ka qenë në gjendje të acaruar pasi ka mësuar se ka dalë pozitiv dhe fajësonte rumunin për atë gjë. Nga dëshmitarët pranë ngjarjes mësohet se ka pasur debat me tone të larta dhe në fund Boldor është goditur me një send të fortë ku ka pasur edhe dëmtime. Burimet pranë vendngjarjes bënë me dije për gazetën se lojtari që ka goditur Boldor, çuditërisht ka qenë i shoqëruar edhe me shokë të tjerë të ekipit, të cilët kanë dalë të pastër nga tamponët e kryer. Motra e mbrojtësit rumun, e cila gjithashtu është pozitive me “COVID-19” dhe që kishte dalë nga banesa, ka bërtitur me të madhe.

107940973_269883560937406_620727522474357308_n (1)

Foto nga pallati ku banon mbrojtësi rumun

Kanë qenë banorët e pallatit ku ata banonin që kanë njoftuar policinë, ku më pas ka mbërritur edhe një ambulancë. Boldor mësohet se ka pasur kontakt telefonik më pas edhe nga zyrtarë të klubit, që i kanë rekomanduar të ruaj qetësinë duke mos bërë veprime të mëtejshme. Por motra e Boldorit është dëgjuar duke bërtitur që të bëhet denoncim. Deian Boldor, që është i prekur me Koronavirus, është marrë nga ambulanca, e cila është shoqëruar nga pas nga një mjet i policisë. Por sikur të mos mjaftonte kaq, motra e lojtarit që gjithashtu e ka të ndaluar të dalë jashtë, i është vënë nga pas makinës së policisë dhe ambulancës ku ndodhej mbrojtësi rumun, së bashku me një person tjetër që jeton në të njëjtin pallat me ata dhe që dyshohet të jetë një tjetër i prekur me virus.

g.kosovari

Next Post
KPA konfirmon në detyrë Manjola Kajana/ SPAK i shtohet një prokurore

KPA konfirmon në detyrë Manjola Kajana/ SPAK i shtohet një prokurore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

Separatistët marrin pushtetin në Quebec, rajoni do shkëputet nga Kanadaja?

October 6, 2026
‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

‘Sulm nga Irani’, arrestime dhe tërheqje e SHBA-ve| Pikëpyetjet rreth incidentit në bazën ajrore Fairford

October 6, 2026
Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

October 6, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

Kush e ka radhën?

October 6, 2026
Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

Shkalla e kancerit po rritet më shpejt te të rinjtë, ja çfarë zbuloi studimi ndërkombëtar nga të dhënat e tre vendeve

October 6, 2026
Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

Arrestohet ish-kreu i inteligjencës gjermane nën dyshimet për spiunazh

October 6, 2026

Gjyqi i Veliajt shtyhet për më 13 tetor, GJKKO gjobit avokatët me 50 mijë lekë

October 6, 2026
Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

Transportonte emigrantë të paligjshëm në Greqi, në pranga 42-vjeçari. I sekuestrohen 6800 euro

October 6, 2026
Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

Vrasja e shqiptarit në Torino, arrestohen gruaja e viktimës dhe partneri i saj i ri

October 6, 2026
Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com