Jemi gjithmonë vetëm një hap larg kaosit. Një makinë e bllokuar në kryqëzimin e ish-bllokut, pranë Credins Bank, ka shkaktuar një trafik të lemerishëm sot në drekë në Tiranë.
Eshtë dashur më shumë se një “përjetësi” për shoferët e nervozuar, që situata të normalizohej. Tre katër punonjës policie dhe një makinë ngarkuese zgjidhën gjithçka atëherë kur gjithëkënd po e lëshonin nervat.
Eshtë vështirë të jesh shofer në Tiranë, por natyrisht, më vështirë është të jesh punonjës i policisë. Sepse për fat të keq, ndaj tyre ishte mëria më e madhe. (javanews.al)