• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanuni i Lekës, apo partive politike?

by Java News
29/03/2016 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Përparim Spahiu*

Para disa kohësh, kur në Shqipëri zinte debati për menaxhimin ndërkufitar të ujërave me fqinjët tanë, isha shprehur në Kuvend se “beteja e njerëzimit për këtë shekull të ri, do të jetë pikërisht ajo për ujin”. Atëherë bëhej fjalë për hidrocentralin e Mavrovës në Maqedoni dhe një projekt tjetër në Greqi, të cilat “gëlltisnin” një pjesë të mirë të Drinit e Vjosës sonë. Por për fat, bota ka ligje dhe ato funksionojnë njësoj, edhe kur preken interesa të shteteve të vogla, si ky yni. Për devijimin e lumit Radika në Vardar, Komiteti i Përhershëm i Konventës së Bernës pranë Këshillit të Europës në Strasburg urdhëroi Shkupin zyrtar të anulonte projektin, ndërsa në Greqi pas ankimimit të 3 bashkive të Epirit, cështja ka shkuar në Këshillin e Shtetit, deri Gjykatën Supreme Administrative.

Por para pak ditësh, shqiptarët u njohën përmes kronikave televizive, për një tjetër “betejë për ujin”, por këtë herë jo ndërkombëtare, por lokale dhe me protagonistë tre fshatra të Dibrës. Në kronikat televizive thuhej fjalë për fjalë se: “tre fshatra janë në konflikt prej 18 vitesh për ujin e pijshëm dhe ujin vaditës. Fshati Majtar në njësinë administrative Maqellarë në Dibër, është në konflikt me fshatrat Burim dhe Potgocë. Banorët e fshatit Majtar, thonë se uji që del në krye të fshatit të tyre është marrë padrejtësisht nga dy fshatrat e tjerë e për pasojë, fshati Majtar nuk ka as ujë të pijshëm e as ujë vaditës”. Por nuk mbaron me kaq, sepse kronikat shkojnë edhe më larg: “banorët kërkojnë ndërhyrjen e instancave shtetërore në mënyrë që të zgjidhin konfliktin e të mos shkojnë në ekstrem. Nga ana tjetër banorët thonë se bashkia Dibër iu ka prerë në bashkëpunim me policisë, tubacionet për ujin e pijshëm dhe atë vaditës, gjë që – sipas tyre – i bën të njëanshëm. Po ashtu, banorët shprehen se në këtë konflikt ka hyrë edhe politika, pasi ata kanë mbështetur LSI-në, ndërsa bashkia, e cila është e socialistëve, është hakmarrë duke iu prerë tubacionet. Ata paralajmërojnë përshkallëzim të protestave”.

Si njëri prej protagonistëve të “betejës” së vërtetë të ujit (me Maqedoninë dhe Greqinë), si shqiptar, politikan dhe deputet i Qarkut të Dibrës, kjo betejë mes tre fshatrave, më ka bërë vërtetë me turp. Mbrëmë në Maqellarë më thanë se burimi i ujit qenka blerë para 3 shekujsh për mulli dhe se me Kanun askush nuk mund ta prekë atë. Edhe nëse është vërtetë kështu, jam i sigurtë se në këto 25 vite tranzicion, Kanuni i Lekës u është “përkthyer” banorëve të këtyre tre fshatrave nga të dërguarit e partive politike, secila sipas “Kanunit” të tyre: votave të radhës. Kur më e lehta do të ishte që të gjithë të furnizohen me ujë, mjafton që të mos e “turbullojnë” atë me politikë. Por kur ligji bëhet pa ligj, ende në vitin 2016, ka nga ata që besojnë ende në Kanun, pa e ditur se edhe vetë Kodi i Lekë Dukagjinit nuk lë askënd pa ujë: “NENI 286. Uji i burimeve prej malit bashkari u përket shpijave pjestare në atë mal. Ato kanë të drejtë me hap vi e me përdor për arët e livadhet e veta, për mullijt e vanicat”, ose ”NENI 340. Vija e mullinit nuk mundet me tha vinë e ujitjes.Mullini i verës e ka vendin në vi të ujitjes, po pa dam të saj. Vija e mullinit si vija e ujitjes ndreqet bashkarisht prej rendtarëve. Rrall herë me ndodh e me prish kush deshtas vinë e mullinit e me e da ujin për inat a ngatërresë, fajtori ka detyrë em la damin e gjobën. Gjoba merret katundisht”…Hera e parë që kam më tepër respekt për Kanunin se sa për Ligjin (atë që është zbatuar deri tani).

*Përparim Spahiu është deputet i LSI

Next Post

Veliaj u shërben drekën njerëzve në nevojë në mensën sociale në Laprakë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

Lezhë/ Shpërthen bombola e gazit në një banesë, dyshohet për të lënduar

August 29, 2026
Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

Vendimi i Veliajt nga qelia për Ristanin, analisti: Kushtetuesja mund ta kishte liruar

August 29, 2026
Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

Superiore/ Laçi mposht Partizanin, Elbasani dhe Vllaznia ndahen në barazim dramatik 1-1

August 29, 2026
Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

Tensione të larta në Hormuz! Irani vendos kushte për hapjen e ngushticës, Pezeshkian: Nëse SHBA heq bllokadën, do ta hapim

August 29, 2026
U vetëplagos me armë zjarri në banesën e tij, ndërron jetë 27-vjeçari në Tiranë

Vau i Dejës/ Ranë në kontakt me rrymën elektrike, humbin jetën dy persona (EMRAT)

August 29, 2026
Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

Egjipt dhe Itali bëjnë thirrje për uljen e tensioneve në Lindjen e Mesme: Të mbrohet liria e lundrimit

August 29, 2026
Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

Peskov ashpërson tonet ndaj BE-së: Nuk ka asnjë bazë për përmirësimin e marrëdhënieve me Evropën

August 29, 2026
“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

“Të kenë mundësi të barabarta në institucione”, vendimi për gjyqtarët serbë përplas Kosovën me SHBA-në dhe BE-në

August 29, 2026
EMRAT / Zbardhet konflikti me thika në Korçë, 10 të arrestuar dhe një në kërkim

Konflikt në Korçë/ Dy persona të plagosur, dyshohet se u përplasën me lopata dhe mjete të forta

August 29, 2026
“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

“Shqipëria nuk synon destabilizimin e Malit të Zi”, analisti: Lajmi financohet nga qarqe serbe

August 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com