• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kantiere pune dhe investime nga Vermoshi në Konispol”, Balluku inspekton punimet në ujësjellësin e ri të Kavajës

by Ardit Rada
16/10/2020 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët e Kavajës shumë shpejt do të kenë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm dhe për më tepër me një cilësi uji shumë herë më të mirë, se sa furnizimi aktual. Qeveria Shqiptare, përmes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve ka nisur një investim të rëndësishëm për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit në bashkinë e Kavajës. Ky projekt është një ndër 5 më të mëdhenjtë, që po realizohet aktualisht në nivel kombëtar, në funksion të objektivit strategjik për transformimin rrënjësor të sektorit të ujit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve. Vlera totale e investimit kap shifrën e 6.3 milionë eurove dhe prej tij do të përfitojnë furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm afro 42 mijë banorë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e shoqëruar nga Drejtori i AKUM, Alqi Bllako dhe kryetari i Bashkisë Kavajë, Redian Krali, inspektuan ecurinë e punimeve, të cilat tashmë janë realizuar në masën 42%. Drejtori i AKUM, Alqi Bllako tha se që prej vitit të largët 1978, kur është ndërtuar ujësjellësi i Kavajës, investimet në këtë sektor kanë qenë krejt sporadike dhe pa një modelim hidraulik, duke bërë që impakti i tyre të jetë pothuajse zero. Lidhur me investimin e ri, Bllako theksoi: “Investimi konsiston në rehabilitimin tërësor të rrjetit të brendshëm me pothuajse 107 kilometra rrjet të ri shpërndarës, matësa individualë për 11 mijë abonentë, konsumatorë individë dhe biznes, si dhe instalimin e sistemit SCADA”.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë tha se Qeveria Shqiptare është duke investuar nga veriu në jug në sektorin e ujit duke transformuar rrënjësisht situatën në këtë sektor kaq jetik për qytetarët. Këto investime, u shpreh Balluku, kanë në fokus jo vetëm garantimin e këtij shërimi për qytetarët, por edhe kthimin e tij në ligjshmëri ku në këtë pikë kërkohet edhe një ndërgjegjësim nga ana e vetë qytetarëve.

“E gjithë reforma që kemi bërë në sistemin elektro-energjetik në Republikën e Shqipërisë, qoftë përsa i përket mënyrës së shpërndarjes, uljes së humbjeve në rrjet, apo edhe mënyrën e pagesës nga qytetarët, ka bërë që sot, i gjithë ky shërbim të ofrohet më mirë, me cilësi dhe padyshim qytetari të paguajë atë të që konsumon. Të njëjtën gjë po mundohemi t’a bëjmë dhe me ujin. Pasi të përfundojmë të gjithë sistemin e investimeve, të cilin e kemi nisur nga Vermoshi e deri në Konispol, lind menjëherë nevoja që të ketë matësa uji kudo që investojmë, në mënyrë që qytetarët të kenë mundësi të paguajnë atë që konsumojnë, as më pak dhe as më shumë”, u shpreh ministrja Balluku.

Parametrat cilësorë të ujit që do të sigurojnë këto investime kanë qenë një tjetër pikë e rëndësishme në të cilën është ndalur ministrja Balluku: “Është e rëndësishme të theksojmë se, parametrat që ne kërkojmë janë parametra të vendosur edhe nga Bashkimi Europian, që janë 150 litrat e ujit për qytetar dhe nga ana tjetër çfarë është më e rëndësishme, ne kërkojmë që të legjitimojmë patjetër nevojën për ta pasur këtë shërbim bazik dhe jetësor, por t’a sjellim në parametrat e shërbimeve të tjera që ne ofrojmë”.

Për kryebashkiakun e Kavajës, Redian Krali, kufizimi i orareve të furnizimit me ujë të pijshëm ka qenë një shqetësim i banorëve të këtij qyteti ndër vite dhe i premtuar shumë herë, por që asnjëherë nuk u bë realitet. “Kavaja ka vuajtur shumë. Bashkëqytetarët e mi e kanë pasur jashtëzakonisht problem, pasi ka pasur një rrjet të amortizuar dhe kanë vuajtur shumë me pjesën e ujit. Falë mbështetjes së Kryeministrit dhe qeverisë Rama u bë i mundur ky investim, që do të zgjidhë këtë problem të trashëguar”, tha kryetari Bashkisë së Kavajës.

Ashtu si edhe në zonat e tjera, investimi në ujësjellësin e Kavajës i paraprin procesit të rindërtimit. Tubacionet e reja kanë nisur të shtrohen në zonën ku së shpejti do të ngrihen ndërtesat e reja për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Ujësjellësi aktual i Kavajës është ndërtuar në vitin 1978 dhe gjatë viteve të fundit në të janë bërë vetëm ndërhyrje rehabilituese në segmente të vogla. Degradimi ndër vite i rrjetit ndikonte direkt në furnizimin e banorëve me ujë të pijshëm si nga sasia ashtu edhe nga cilësia, ndërsa më shumë se gjysma e abonentëve ishin të papajisur me ujëmatësa.

 

Next Post
Edhe talibanët luten për fitoren e Trump-it: Qesharak për dikë, por i denjë për ne!

Befason Trump: Vaksinat anti-COVID nuk do t'i bëj të detyrueshme, ja arsyeja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i ri i BE: Pasagjerët nuk do marrin dëmshpërblim për fluturime të anuluara nga mungesa e karburantit

Vendimi i ri i BE: Pasagjerët nuk do marrin dëmshpërblim për fluturime të anuluara nga mungesa e karburantit

May 7, 2026
Kishte humbur prej disa ditësh, 30-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

Kishte humbur prej disa ditësh, 30-vjeçari gjendet i mbytur në lumin Osum

May 7, 2026
Indrit Sefa: Berisha e ka pushtuar Partinë Demokratike, por demokratët e kanë braktisur atë!

Indrit Sefa: Berisha e ka pushtuar Partinë Demokratike, por demokratët e kanë braktisur atë!

May 7, 2026
Rubio takohet me Papa Leoni XIV në Vatikan! Zbardhet çfarë u diskutua

Rubio takohet me Papa Leoni XIV në Vatikan! Zbardhet çfarë u diskutua

May 7, 2026
Nesër protesta e opozitës, policia njofton planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

Nesër protesta e opozitës, policia njofton planin e masave: Ja rrugët që do të bllokohen

May 7, 2026
Zgjedhjet e ardhshme lokale, Agron Duka: Mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit

Zgjedhjet e ardhshme lokale, Agron Duka: Mund të kandidoj vetë për Bashkinë e Durrësit

May 7, 2026
Ulsiu zgërdhihej, Albini ka zëra se po na merr Mamicën…

Gjekmarkaj: Nafta në Shqipëri është çështje monopoli! Dordolecët abuzojnë me Hormuzin!

May 7, 2026
Dosja ‘AKSHI’, Gjykata e Lartë ndryshon masën për Mirlinda Karçanajn, e lë në detyrim paraqitje

Dosja ‘AKSHI’, Gjykata e Lartë ndryshon masën për Mirlinda Karçanajn, e lë në detyrim paraqitje

May 7, 2026
Berisha garon i vetëm, PD kërkesë KQZ për siguri maksimale në zgjedhjet e 23 majit!

Berisha garon i vetëm, PD kërkesë KQZ për siguri maksimale në zgjedhjet e 23 majit!

May 7, 2026
A do të ketë një takim të ri? Pakistani thyen heshtjen për negociatat SHBA-Iran

A do të ketë një takim të ri? Pakistani thyen heshtjen për negociatat SHBA-Iran

May 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In