Klubet kineze vazhdojnë të befasojnë në merkaton e futbollistëve. Pak orë pasi Graziano Pellé u bë një ndër futbollistët më të paguar në botë, një ofertë e çuditshme vjen për mesfushorin francez të Leicester Cityt, N’Golo Kanté. Shanghai SIPG ofron 40 milionë euro për lojtarin. Jo se kjo është ndonjë superofertë, por çudia qëndron në faktin që Kanté ka një klauzolë lirimi të barabartë me 25 milionë, pra plot 15 milionë euro më pak se oferta që bëjnë kinezët.
Oferta e klubit kinez synon të largojë konkurrencën e klubeve evropianë, të cilët janë të shumtë. Kanté ka refuzuar rinovimin dhe të interesuar janë Real Madrid, Chelsea, Manchester United, Arsenal e Chelsea, por tani duhet të llogaritet edhe Shanghai SIPG.
D.I.