• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kanosje, falsifikim dhe vrasje në tentativë; Kapen tre persona në Tiranë

by A R
01/05/2019 17:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka arrestuar në harkun kohor të 24 orëve tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Ndaj shtetasve të arrestuar rëndojnë akuzat si kanosje, armëmbajtje pa leje dhe vrasje e mbetur në tentativë.

Efektivët e kryeqytetit vijojnë punën intensive për kapjen e personave, të cilat kanë probleme të theksuara me ligjin.

“Plan masash për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Gjatë 24 orëve të fundit, nga strukturat policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, u kapën dhe u ndaluan 3 persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale.

Kapet nga shërbimet e Policisë të Komisariatit të Policisë nr 3, një person me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se një person i kërkuar, gjatë orëve të natës futej në banesë për tu strehuar, Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 3 Tiranë, organizuan punën dhe në orët e para të mëngjesit bënë të mundur kapjen në banesë të shtetasit B. B., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim, pasi më datë 18.02.2019 Gjykata e Apelit ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”. Më datë 15.01.2019, ky shtetas ka kanosur me armë zjarri shtetasin E. H., banues në Tiranë, i cili ka bërë kallëzim shtetasi B. B., ka qëlluar në drejtim të tij për ta vrarë.

Po në kuadër të planit të masave për kapjen e personave na kërkim, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës, u bë e mundur kapja e shtetasit Xh. H., 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në Maj të vitit 2018, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, në bashkëpunim me shtetasin A. Gj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin A. B, 25 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur në këmbë.

Gjithashtu në vijim te operacionit “Llogaritari”, u kap shtetasi E. B., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Krijimi i skemave mashtruese me TVSH”. Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

/a.r

Next Post
Zbulon se i dashuri është tradhtar, hakmarrja e nuses në altar është unikale

Zbulon se i dashuri është tradhtar, hakmarrja e nuses në altar është unikale

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përplasja për Avokatin e Popullit/ Shtyhet seanca për të enjten, Peleshi: S’mund të bllokosh Kuvendin se s’të pëlqen dikush

Integrimi i Shqipërisë në BE, Peleshi: Nuk mjafton miratimi i ligjeve, tani duhet zbatimi

September 21, 2026
Hetimet: Artan Murtaj dyshohet se u vra nga ‘killer’ me pagesë, shoqërohen 20 persona

Hetimet: Artan Murtaj dyshohet se u vra nga ‘killer’ me pagesë, shoqërohen 20 persona

September 21, 2026
U mbaroi koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim, GJKKO liron Klodjan Rrjepajn dhe Ilir Rrapajn

Refuzuan rregulloren e re, GJKKO nis gjobat ndaj avokatëve pas bojkotit të seancave

September 21, 2026

Pagat e magjistratëve, Rama thërret drejtësinë në Kryeministri: Tryezë më 28 shtator për formulën e re

September 21, 2026
Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

Identifikohet gruaja që humbi jetën në aksidentit e Elbasanit. Emri dhe foto

September 21, 2026
Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

Ulja e dënimit për vrasësin e 13-vjeçares shqiptare, reagon nëna e Aurorës: Nuk besoj më te drejtësia!

September 21, 2026

Berisha del nga SPAK dhe akuzon kryeministrin: Rama vijon të vjedhë qytetarët…

September 21, 2026
Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

Ndahet papritur nga jeta mjeku dhe pedagogu i njohur Skerdi Prifti

September 21, 2026
Përplasja te Konferenca e Kryetarëve për rrogat e magjistratëve, Balla opozitës: Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave, respektojmë Kushtetuesen

Komiteti i Stabilizim Asociimit, flet Balla: Integrimi, proces gjithëpërfshirës

September 21, 2026
Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

Demo: Eksperienca e FBI do transmetohet në strukturat tona, digjitalizimi i Policisë së Shtetit është prioritet

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com