Blutë e Shkodrës kanë vënë në pranga një person për armëmbatje pa leje dhe kanosje. I arrestuari është Marjan Guri, 25 vjeç, banues në Shosh, Shkodër. Policia ka shpallur në kërkim gjithashtu B.M, 19 vjeç, banues në Prekal, Shkodër për të njëjtën akuzë.
Këta dy persona gjatë mbrëmjes së djeshme në vendin e quajtur Duçaj, fshati Prekal Shkodër, gjatë një konflikti për motive të dobëta këta 2 persona kanë kanosur me armë zjarri M.M, 23 vjeç, dhe M.M, 21 vjeç, të dy banues në Prekal, Shkodër.
Në vendin e ngjarjes u sekuestruan gjithashtu 8 gëzhoja model 56. Materialet i kaluan Prokurorisë Shkodër për veprat penale: “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Kanosja”.
ma.me