• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kaninë, kujtohet 567 vjetori i dasmës së Skënderbeut

by Java News
22/04/2018 20:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kalanë e Kaninës, ku 567 vjet më parë Heroi ynë Kombëtar mori nuse Donikën, është risjellë dasma e Gjergj Kastriotit. Aty ku Skënderbeu lidhi kurorë me Donika Arianiti, është improvizuar sërish dasma duke u përpjekur të jenë 100 % në përputhje me dasmën e vitit 1451. Idesë së deputetit, Fate Velaj, iu bashkuan qindra pjesëmarrës nga trojet shqiptare dhe të ftuar nga Arbëreshët e Italisë, përfshirë dhe Loris Castriota Scanderbeg, trashëgimtar i familjes së heroit tonë kombëtar, i cili e ka nisur përshëndetjen e tij në shqip:

“Unë jam shqiptar, dua të falenderoj Fate Velaj për këtë moment emocionues. Po të mos kishte ndodhur kjo martesë, unë nuk do te kisha ardhur këtu, sepse është mundësia më e mirë për të bashkuar gjakun e përbashkët, atë shqiptar dhe arbëresh. Kemi qenë të ndarë nga historia dhe pikërisht, kjo histori na ka detyruar të jetojmë në vende të ndryshme. Është rasti që ta bëjmë të njohur në të gjithë botën historinë mahnitëse të Shqipërisë” tha Loris Castriota Scanderbeg
Ndërsa organizatori i kësaj ceremonie, deputeti i Vlorës, Fate Velaj, u shpreh:

“Kanina u kthye përsëri në qendrën e kujtesës, të historisë, traditës, e të gjitha mirësive që kjo trevë ka ditur të mbajë të fshehë nëpër shpirtra dhe sot erdhi dita ta nxjerrë në mes të kësaj plateje, në mes të popullit të ardhur nga gjithë Shqipëria, nga Kosova, Maqedonia dhe mbi të gjitha nga vëllezërit tanë, arbëreshët e Italisë. Kjo festë do të jetë e përvitshme, që brezat që do të vijnë të kenë trashëgimi, një festë që do t’u kujtojë, atyre historinë më të lavdishme të shtetit shqiptar. Aty ku Gjergj Kastrioti Skënderbeu erdhi në Kaninë për të bashkuar veriun me jugun kundër pushtimit osman”, theksoi deputeti Velaj.

Po ashtu dhe kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, mbajti fjalën e tij përshëndetëse në këtë festë simbolike duke u shprehur:

“Kur bëhemi bashkë mund të bashkojmë traditën, mund të sjellim historinë, kjo festë duke filluar nga sot kjo do jetë festa e traditës, që bashkon historinë bashkon shqiptarët anë e kënd. Jemi këtu për ti treguar të gjithëve që shqiptarët dinë të rrinë bashkë, dinë të bëjnë shtet, dinë të vlerësojnë historinë, dhe të ruajnë çdo kujtim të mirë për ta sjellë sot pas më shumë se 500 vjetësh në këtë festë simbolike, të bashkimit të Donikës me Skënderbeun, pikërisht këtu, në Kaninë”, deklaroi kryetari i Bashkise Vlore, Dritan Leli
Të pranishmit e tjerë ndanë emocionet e shijimit të kësaj feste simbolike e të rrallë.

ma.me

Next Post
Manastirliu: Fuqizojmë spitalet rajonale, rreth 1 milion euro investim në aparatura në spitalin e Fierit

Manastirliu: Fuqizojmë spitalet rajonale, rreth 1 milion euro investim në aparatura në spitalin e Fierit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsiderohej kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

Konsiderohej kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

September 23, 2026
Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

September 23, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi, Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

September 23, 2026
Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

September 23, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
Infantino propozon rishikim të pavarur të qeverisjes në FIFA pas reagimeve për të drejtat komerciale -

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

September 23, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

September 23, 2026
Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

September 23, 2026
Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

Peleshi me ambasadorët e vendeve të “Miqve të Ballkanit Perëndimor”: Bashkëpunimi parlamentar, urë e rëndësishme drejt integrimit europian

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com