• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanibalët, fëmija me emrin Bishon dhe Alma K.

by Java News
21/09/2023 13:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ilir Yzeiri

Para disa ditësh, Alma K., e njohur nga publiku si personazhi që futi në kurth Safet Gjicin duke i ofruar atij një seancë seksuale në zyrën e shtetit, deklaroi se gjithë këtë e kishte bërë me qëllim të caktuar, për të diskredituar ata zyrtarë që përdorin zyrat e shtetit për interesa të ulëta e vulgare. Ky deklarim i saj kaloi pa u vënë re sepse për narrativën mediatike nuk kishte ndonjë element që mund të prodhonte më shumë zbavitje se deri më tash.

Mirëpo, në anë tjetër, po ta vështrosh si një rast psikosocial, kjo deklaratë e saj të kujton një mit të hershëm që Roland Bart e përmend në librin e tij « Mitologjitë » të cilin ai e botoi në Paris më 1954 dhe që e bëri të famshëm sot e gjithë ditën. Në analizat e tij semiologjike ai merret edhe me mitin e borgjezit të vogël Negrin.

Ngjarja e këtij miti është kjo: një çift profesorësh të rinj vizitoi vendin e Kanibalëve për të bërë atje disa piktura që t’u tregonin botës fytyrën e vërtetë të këtyre monstrave. Për t’ia arritur që të vizitonin vendin e Kanibalëve, ata u dhuruan kanibalëve beben e tyre disamuajshe me emrin Bishon. Pra, Kanibalët, pasi hëngrën beben e çiftit që kishte shkuar të vizitonte vendin e Kanibalëve, u dhanë atyre leje që të realizonin misionin në fjalë.
Për një kohë të gjatë njerëzit u mahnitën nga kurajoja e prindërve dhe e fëmijës, thotë Bart. Mirëpo, vazhdon ai, nuk ka gjë më të neveritshme sesa heroizmi pa objekt ose heroizmi pa ide. Edhe Alma K. në emër të denoncimit të përdhosjes së zyrave të shtetit nga zyrtarë të degjeneruar vendosi të sakrifikojë nderin e saj, trupin, imazhin dhe intimitetitn e saj dhe iu dorëzua epsheve të një zyrtati të lartë në mënyrë që ne, të tjerët, të shohim se në ç’nivel e ka katandisur zyrën e shtetit ndonjë zyrtar i lartë.

Siç thashë edhe më lart, çifti i profesorëve që tregon Bart, në mënyrë që të realizonte misionin e vet, u dhuroi kanibalëve fëmijën disamuajsh, Alma K., në mënyrë që të na ndriçonte ne të tjerëve se çfarë bëhej në ndonjë zyrë shteti, dhuroi trupin e saj dhe imazhin.

Roland Bart, në lidhje me sakrificën e çiftit të profesorëve thoshte se nuk ka gjë më të neveritshme sesa heroizmi pa objekt. Nuk e di se çfarë duhet të themi për heroizmin e Alma K. që dhuroi trupin e saj në një skenë të neveritshme në ambinetet shtetërore të një zyrtari të lartë.
Next Post
Pastroi 65 milionë euro të kinezëve, shkatërrohet organizata kriminale shqiptare në Spanjë

Pastroi 65 milionë euro të kinezëve, shkatërrohet organizata kriminale shqiptare në Spanjë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

Trump nuk tërhiqet, i kërkon Gjykatës Supreme që të vazhdojë ndërtimin e sallës së ballove!

August 14, 2026
Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

Llava dhe hiri vullkanik nga Etna, anulohen deri nesër pasdite fluturimet në aeroportin e Katanias

August 14, 2026
Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

Stuhia u rrezikon jetën 3 vajzave në det, Policia futet me skaf dhe i shpëton! Po bënin kanoe në Palasë

August 14, 2026
“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

“Çështjen e kemi në vëmendje”- “Demokratët Europianë”: Mbajtja e Veliajt në paraburgim, sfond shqetësues për demokracinë shqiptare! Në pikëpyetje proporcionaliteti

August 14, 2026
Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

Këshilltarët e PS dhe PD bëhen bashkë kundër Territoriales, Këshilli Bashkiak i Selenicës merr vendimin: Jo bashkimit me Vlorën!

August 14, 2026
“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

“Jo bashkim me Kavajën”- Banorët e Rrogozhinës përsëri në protestë kundër Territoriales dhe shkrirjes së Bashkisë: S’kemi probleme! (VIDEO)

August 14, 2026
Klauzolë si CR7/ Bonus për firmën dhe detaje të tjera: ABC zbulon kontratën 6-vjeçare të Mbappe

Mbape flet për Murinjon dhe ambiciet e sezonit: Murinjo një trajner që di të fitojë! Reali ngre trofe këtë vit

August 14, 2026
Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

Rebelët Huthi njoftojnë nisjen e sulmit të ri ndaj rafinerive të “Aramco” në Arabinë Saudite!

August 14, 2026
VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

VIDEO/ Tragjedi rrugore në Kamerun, 16 të vdekur nga përplasja e autobusit me kamionin! 7 janë anëtarë të një familjeje, po shkonin në varrim

August 14, 2026
Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

Dita e 76-të e protestës, emigranti s’i mban dot emocionet! I thotë gazetarit, “Ti je gjigant!”… (VIDEO)

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com