Deputeti i PS, Erion Braçe foli për Partinë Socialiste nën drejtimin e Fatos Nanos dhe Edi Ramës.
Braçe tha i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në Dritare TV se Nano e modernizoi PS, ndërsa Rama e bëri fituese si asnjë herë më parë këtë forcë politike.
“Ka qenë liria që dha zoti Nano në PS që e bëri atë të fortë. Nano dhe Rama kanë merita të jashtëzakonshme në PS.
Nano e bëri e reformoi dhe e modernizoi PS, ndërsa Rama e bëri fituese si asnjëherë më parë.
Dhe një forcë politike që është fituese është padyshim edhe demokratike”, u shpreh Braçe në Dritare TV.