• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A kanë shpëtuar prej Llallës shumë nga politikanët shqiptarë?

by A R
14/08/2017 12:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Që abuzimet në Shqipëri janë galoponte këtë e tregon sjellja e publikut në dëgjesat, por njëkohësisht zyrtarisht edhe raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka gjetur 2 miliardë euro abuzime, vetëm në katër vitet e fundit. Por interesant është në këtë drejtim edhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, që po në vitet e fundit ka gjetur shkelje deri në 50 miliardë Lekë, fshehje parash nga zyrtarë të ndryshëm.

Po pse nuk dënohet askush? Kjo është pyetja që rëndon mbi publikun dhe që drejtohet vazhdimisht. Duke bërë një retrospektivë të vogël, që prej vitit 2013, kur Partia Socialiste ka mandatin e drejtimit të vendit, që e ka cikluar sërish më 2017, gjenden me dhjetëra akuza dhe kallëzime penale për zyrtarë. Ato janë nga të dy anët e politikës. Kemi emrat e Milva Ekonomit, Ridvan Bodes, Sherefedin Shehut, Arben Imamit e kështu shumë me radhë.

Ngritja e SPAK-ut, Struktura e Posaçme Antikorrupsion, jepte idenë se ajo do të hetonte pa hezitim. Por, kjo duket se nuk është bërë prej vonesave të gjykimeve. Që më 1 Gusht ka hyrë në fuqi Kodi i Procedurës Penale, që e detyron Prokurorinë e Përgjithshme të zhvendosë drejt saj dosjet që janë në hetim. Paradoksi është se në ligj thuhet se dosjet që janë mbyllur nuk mund ta hapen përveç kërkesave të rralla.

Në vetë raportin e Prokurorisë të vitit 2016 është thënë se dosjet janë mbyllur. Kështu kryetari i opozitës Basha nuk rezulton më i penalizuar,ashtu si disa personazhe  të pozitës së sotme. Me pak fjalë në raportin e vitit 2016 thuhet se në fund të këtij viti, pati vetëm një rast në hetim, kurse të gjitha rastet e tjera janë pushuar.

Po për vitin 2017? Janë vetëm tre dosje në shqyrtim, ku e para lidhet me padinë e Komisionit parlamentar për aferën e OSSH, ku është paditur Sali Berisha. Një tjetër rast është ai që lidhet me deputetin Tom Doshi dhe qëndron ende edhe dosja e ish-deputetit Alfred Peza.

Paçka frymës që ekziston, kundravajtësit VIP nuk duhet të flenë ende të qetë sepse dosjet e mbyllura mund të merren në shqyrtim, kur prokurorët kanë relacione se mund të ketë vepra penale në këto dosje. (JavaNews)

 

Next Post
Burrat më të mirë i gjeni vetëm te këto shenja të horoskopit

Burrat më të mirë i gjeni vetëm te këto shenja të horoskopit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbatohet vendimi i GJKKO-së, Veliajt i dërgohet në burg dosja me 28 mijë faqe

March 11, 2026
Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

Ndërhynë amerikanët? Anulohet tenderi për Portin e ri në Porto Romano

March 11, 2026
Moska, gatshme për një qeverisje në Ukrainë nën mbikëqyrjen e OKB-së

Tensionet në Lindjen e Mesme, Putin përfiton për rritjen e ekonomisë së Rusisë

March 11, 2026
Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

Volkswagen përjeton rënie të madhe të fitimeve, paralajmëron 50 mijë shkarkime

March 11, 2026
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

March 11, 2026
Tirana qendër festimesh për Ditën e Verës, Veliaj zbulon aktivitetet që mbahen sot

Dita e Verës në Tiranë, devijohet trafiku për 2 ditë! Si do të bëhet lëvizja e mjeteve më 14 mars

March 11, 2026
I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

I shumëkërkuari u arratis/ Shoferi: E mora rastësisht në rrugë, s’ia kam idenë se kush është

March 11, 2026
Von der Leyen paralajmëron: Mendësia e Rusisë nuk ka ndryshuar që nga Konferenca e Jaltës

Rritja e çmimeve, Von der Leyen: Kthimi i BE te karburantet ruse do të ishte një gabim strategjik

March 11, 2026
Ndryshimet në qeveri/Blendi Klosi: Janë ekskluzivitet i Kryeminstrit. Nesër mblidhet grupi parlamentar…

“Nuk e pengojmë hetimin për Ballukun”, Klosi: Imuniteti, vendimmarrje që i takon Kuvendit

March 11, 2026
Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

Gogu i tërheq veshin drejtësisë: Duhet proces i rregullt ligjor, barazi mes palëve dhe respektim i të drejtës për t’u dëgjuar!

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In