• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kanë qënë bashkë, s’njohën njëri tjetrin?”/ Ish zv.kryeministri i PD: Ata që po mbështesin sot Berishën, kanë mbrojtur Bashën

by Java News
08/11/2021 20:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për ish-ministrin dhe zv.kryeminister, Gazmend Oketa situata që po ndodh sot në Partinë Demokratike, duhet të kishte ndodhur të paktën në vitin 2017.

I ftuar në Radar Informativ me Jonida Shehun, Oketa theksoi se për shumë arsye vetë Berisha duhet ta kishte mbyllur ciklin e tij politik. Megjithatë, ai thotë se më mirë që po ndodh kështu.

“Ëshë një situatë që ndoshta tashmë të gjithë bien dakord do të ishte qenë më mirë të ndodhte shumë vite më parë. së paku në 2017 nëse zoti Basha vërtet do të ishte për një parti të tillë ku prap se prap nuk duhet të ishte kryetrari i partisë ai që duhet të vendoste gishtin mbi të korruptuarit. Një ndarje mes Bashës dhe Berishës, që për shumë arsye duhet ta kishte mbyllur ciklin politik, duhet të kishte qenë në të mirë të PD, që kjo përplasje duhet të ishte bërë vite më parë.

Situata sot është anormale. Në njëfarë mënyre ndoshta më mirë që ndodhi kështu sesa po të mos kishte ndodhur shpallja ‘non grata’ e Berishë dhe të gjithë bënin gjoja se gjithçka shkonte normal.

E mira është që fakti që megjithë anët negative në impaktin që mund të japë kjo përplasje, me gjithë realitetin që ka përçarje në strukturat e partisë, tek e fundit është diçka që po ndodh dhe të gjithë jemi me dyshimet dhe pikëpyetjet tona se çfarë do të prodhojë në fund fare kjo lëvizje.

Në një situatë të tillë ndodhet e gjithë situata politike shqiptare. E njëjta situatë është dhe tek PS. Të paktën këtu ka filluar të ketë debat, por tek e fundit edhe vetë anëtarët e PD kanë një shans tjetër që të fillojnë të marrin përgjegjësi,” u shpreh ai.

Më tej, Oketa shtoi se kjo përplasje erdhi vetëm pasi Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar, pasi shumë nga ata që sot janë ngritur kundër Bashës në korrik mbushën sallë e Kongresit për ta mbështetur që të rizgjidhej kreytar.

“Këta që sot janë ngritur kundër Bashës në korrik mbushën sallën dhe e mbështetën. Në kampin tjetër te PS, situata është po alarmante. Në PD ka tym, atje jo. Edhe aty kemi një situatë ku pothuaj  të gjithë përfaqësuesit janë.. mjafton të shikosh si trajtohet kryetari i bashkisë së Vlorës.

Në situatën aktuale gjithë ky tension, dy ish kryetarët nuk iu shkon një etikë e tillë komunikimi. Asnjë prej tyre nuk mund ta mohojë faktin se deri para dy muajsh ishin bashkë. Nëse nuk ke arritur të njohësh një bashkëpunëtor tëndin për 16 vjet atëherë bëhesh pak i besueshëm që ti di të zgjedhësh bashkëpunëtorët e tjerë,” u shpreh ai.

Next Post
Moska po planifikon luftën tjetër Ballkanike

Moska po planifikon luftën tjetër Ballkanike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

BE kritikon ashpër SHBA-të: Aleat i paparashikueshëm! Nuk u konsultuat me ne për luftën në Iran

March 24, 2026
Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

Pjesë e një rrjeti të trafikut të kokainës, arrestohet 26-vjeçari shqiptar në Itali! Nën hetim edhe persona të tjerë

March 24, 2026
ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

ANALIZA E REL/ Kosova përballë një prove politike, kompromis apo krizë e re?

March 24, 2026
Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

Zyrat e bankës Edmond de Rothschild bastisen nga policia, shkak hetimet mbi diplomatin francez, mik me Epstein

March 24, 2026
Protesta e PD, policia plan masash, rrugët bllokohen që në orën 6 të mëngjesit

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, zhvillohen intervistat me 14 kandidatët, brenda 48 orëve emri i fituesit

March 24, 2026
Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

Bllokada e naftës nga SHBA thellon krizën energjetike në ishull, flotilja e ndihmës mjekësore arrin në Kubë

March 24, 2026
Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

Shkak kushtet atmosferike jo të favorshme, FSHF njofton anulimin e Fan Zone për ndeshjen Poloni-Shqipëri

March 24, 2026
Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

Rriten tensionet, shtetet e Gjirit shqyrtojnë përfshirjen në luftë! Irani i gatshëm të dëgjojë propozime të zbatueshme për paqe

March 24, 2026
Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

Viktimat u gjetën në shtrat! Pse policia shkoi në banesën e çiftit disa ditë më parë

March 24, 2026
PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

PD përjashtoi 2 mbështetësit e tij nga grupi i Këshillit Bashkiak Durrës, reagon Salianji: Humbësat duan të zgjedhin votuesit e tyre

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In