• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kanë mbetur dhe janë antikombëtarë

by Artur Ajazi
30/05/2024 13:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Një klasë politike, që mohon luftën e popullit, mbetet antikombëtare. Një politikan, apo një parti politike që denigron luftën e popullit, mbeten antikombëtarë. Mohimi, denigrimi, baltosja, dhe tendenca për të fshirë nga memoraja  popullore e Luftës Nacional çlirimtare, e asaj periudhe të lavdishme që na rradhiti dinjitozë në krah të boshtit antifashist botëror, mbetet proces i rrezikshëm, i një partie që qysh në ditën e krijimit ka mohuar sakrificat e heronjve dhe dëshmorëve.

Eshtë e vetmja parti, e drejtuar nga ish-komunistë, ish-bij të atyre që kanë qenë komunistë dhe funksionarë të sistemit komunist, madje brënda saj nuk mungojnë edhe bij dhe nipër të ish-agjentëve të Sigurimit të Shtetit.Havel thoshte se “nuk ka komunistë më të rrezzikshëm, se antikomunistët”. Në Shqipëri nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur në proceset demokratike, u futën “si pyka” elementët më fanatikë të sistemit komunist, dhe drejtuan partinë e vlerave studentore, duke baltosur ëndërrat dhe protestat e tyre në 1990.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, kur në Partinë Demokratike, u katapultua pa asnjë arsye, ish-komunisti më fanatik që kishte regjimi i asaj kohe, dhe që porsa mori pushtetin guxoi të bënte pis, çdo arritje, çdo vlerë njerëzore, madje të groposte luftën dhe historinë e Shqipërisë. Ai, dhe ata që e pasonin, ishin dhe kanë mbetur antikombëtarë.

Dhunuan, shkatërruan, dhe fshinë nga faqja e dheut, gjithçka që e lidhte këtë vend dhe këtë popull, me Luftën Nacional-Çlirimatare , si epopeja më e lavdishme e Luftës Dytë Botërore. Ajo luftë çlirimtare, na rradhiti dinjitozë ne shqiptarëve, në Boshtin Antifashist Botëror, ku bënin pjesë SHBA, Anglia, BRSS, Franca, etj..Lufta Nacional-Çlirimtare, shpëtoi vendin nga një ndarje e dytë pas asaj të 1913, dhe kjo ishte arritja më e madhe e një populli që u ngrit  kundër pushtimit dhe nazifashizmit. Por kjo vlerë e madhe, ish-agjenturave që mbërthyen Partinë Demokratike, nuk u interesonte.

Ata donin me çdo kusht të fshinin nga muzetë, memorja popullore, nga librat dhe leteratura shkollore  dhe shkencore, gjithë sakrificat e popullit në Luftën e Dytë Botërore. Ata kanë mbetur antikombëtarë, vasalë dhe peng i agjenturave që i shërbyen si para 1990 , ashtu edhe pas 1990. Ishin dhe janë po ata, që ndihmuan Milosheviçin sa ishin në pushtet, ishin dhe janë po ata që janë gati sot të bëjnë “pakt” edhe me djallin, vetëm të baltosin historinë e Shqipërisë.

Ngrihen dhe flasin në Parlament, deputetë të Partisë Demokratike apo Rithemelimit, që kanë qenë pionierë të Enver Hoxhës dhe PPSH, dhe  kanë patur në familje ish-komunistë dhe ish-agjentë të Sigurimit të Shtetit. Ngrihen ata, dhe hedhin tymuese dhe baltë mbi Luftën Nacional-Çlirimtare, mbi heronjtë dhe dëshmorët, mbi ata që nuk kursyen jetën për lirinë dhe demokracinë, si ëndërra e tyre rinore.

Kanë mbetur antikombëtarë, ndaj dhe nuk marrin, dhe nuk  vijnë më në pushtet. kanë mbetur antishqipëtarë, ndaj dhe do të mbeten atje, në cep të sallës së Parlamentit, edhe për 2 dekada e ca, derisa të shpërbëhen  si forcë politike, dhe të kthehen nga kanë ardhur.

Next Post
“Putini do t’i vërë flakën Europës”, Rusia kërcënon Amerikën: Mos sillni armë bërthamore!

“Putini do t’i vërë flakën Europës”, Rusia kërcënon Amerikën: Mos sillni armë bërthamore!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?

“Ka treguar papjekuri”, avokati për çështjen “Hyseni”: Të hetohet në SPAK për shpërdorim detyre

September 24, 2026

Tranzicioni energjetik, 15 mijë vende të reja pune?

September 24, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Agasi mund t’ua ketë shitur informacionet e SHISH armiqve të Shqipërisë

September 24, 2026
“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

“Dëm i madh në shtet”, Xhavit Shala: Punonjësit e SHISH të habitur. Si nuk e kuptoi Hyseni që po përgjohej?!

September 24, 2026
Protesta masive në New York kundër Netanyahut, mbi 100 persona të arrestuar

Protesta masive në New York kundër Netanyahut, mbi 100 persona të arrestuar

September 24, 2026
EMRI / Tragjedi në Itali! Shqiptari humb jetën pas rënies në gropën e ashensorit

EMRI / Tragjedi në Itali! Shqiptari humb jetën pas rënies në gropën e ashensorit

September 24, 2026
NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

NATO gati t’u përgjigjet sulmeve hibride ruse, SHBA-të i kërkojnë Evropës të mbrojë veten

September 24, 2026
“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

“SPAK godet figura të tjera për të arritur tek Agasi”, ish-ministri: Vendim me pasion politik, cilësoje tradhëti …

September 24, 2026
Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

Qytetet më të mira në botë për vitin 2026, çfarë i bën metropolet globale kaq tërheqëse për të jetuar dhe vizituar?

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com