Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama ka zhvilluar një takim me banorët e Tepelenës të cilëve u ka bërë thirrje të votojnë kandidatin Tërmet Peci për një tjetër mandat në krye të bashkisë.
Ai tha se Tepelena e drejtuar nga socialistët është më e zhvilluar se kurrë më parë ndërsa tha se nuk kishte asnjë arsye që qytetarët të votonin për kandidatin që përfaqëson Berishën dhe Metën të cilët i etiketoi si ‘Salike Non-grata’.
“Ku e gjejnë ata paftyryrësinë që të vënë kandidat këtu. Nuk duhet të kishin vënë fare. Për cfrarë i viënë? Që të vijnë të sjellin prapë plehrat? Ju kujtohet si ishte Tepelena ku liheshin plehrat rrugëve? Sot nuk shikon një copë letër në rrugë sepse janë bashkuar bashkë edhe kujdesi i bashkisë edhe komuniteti.
Çifti i Salikes. Një emër ka ai çift, Salike non-grata. Nuk ka shans më për t’ju dhënë më gjë shqiptarët. Ata duhet t’u japin llogari shqiptarëve para drejtësisë për borxhet që u kanë shqiptarëve. Që nga borxchet e gjakut në bulevard deri tek ato të hidrocentraleve. Mos kini dyshim, drejtësia vonon por ka gjithmonë e më pak shanse të harrojë”-tha Rama.
/s.f
Ti edvin je bashke fajtor me monstren e vicidolit,per vrasjet e 21 janarit.Brockullat e mashtrimet tuaja ne mitingje e televizione skane funde.Ju skeni moral,vrate kater njerz ne mese te dites ne bulevard.Nuke u denuat ju si organizatore,e nuke i late organet e drejtesise te denojne vrasesit,ishin ne sherbimin tuaj.kta jeni ju.