• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidimi i PD do të shfryjë monopolin fals të Berishës mbi opozitën

by Mero Baze
19/12/2022 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Përpjekjet e Sali Berishës për të kompleksuar PD zyrtare që të mos kandidojë në zgjedhje, nën akuzën që ata do të ndihmojnë Edi Ramën, do të shtohen dita- ditës. Sa herë një kandidat i PD zyrtare të kandidojë, do ta dëgjoni këtë këngë.

Këtë këngë do ta dëgjoni dhe nëse Enkelejd Alibeaj, Lulzim Basha apo Gazmend Bardhi dalin në tribunë me Sali Berishën dhe bëjnë thirrje të votohet Sali Berisha. Kur të mbarojnë zgjedhjet dhe Sali Berisha t’i humbasë, ai do akuzojë sërish Lulzim Bashën. Do t’i thotë na prishe punë se na mbështete.

Sikundër jemi mësuar tani, Lulzim Basha është kthyer në një çelës magjik për Sali Berishën, me të cilin ai shpjegon çdo dështim apo fatkeqësi të tij në jetë.

Përpjekja për t’i kompleksuar nuk është se shpëton Sali Berishën nga humbja, por e bën Sali Berishën të duket më i madh nga sa është në të vërtetë.

Duke mos u përfaqësuar antiberishizmi në zgjedhje, Berisha duket sikur është më i rëndësishëm në elektorat nga sa është në të vërtetë, pasi votat kundër tij do të qëndrojnë në shtëpi dhe ai do të ndajë tortën elektorale me socialistët, që natyrisht do ta mundin.

Por Berishës nuk i intereson fitorja mbi Ramën. Atij i intereson të zhdukë dualitetin në opozitë dhe të kompleksojë kundërshtarët që të mos kandidojnë, me qëllim që të mbyllë plagën që i hapi vet opozitës.

Por kandidimi i PD mbi të gjitha krijojn një rrjet kapilar kombëtar kundër Sali Berishës në opozitë dhe një sfidë politike, që nuk ka lidhje më me siglën apo vulën, por me një ideologji të re opozitare, e cila do të ndajë fatin e opozitës nga fati i Sali Berishës.

Nëse nuk fitojnë këtë betejë, nuk ndajnë dot fatin e Shqipërisë nga fati i Edi Ramës. Dhe kjo betejë fitohet duke luftuar kuti më kuti me Sali Berishën, për t’i provuar atij se nuk e ka monopolin e opozitës në Shqipëri.

Është kjo arsyeja që PD zyrtare jo vetëm duhet të kandidojë, por duhet t’ia bëjë të qartë Sali Berishës që një nga arsyet që kandidojnë, është që ai të mos fitojë.

Pra ata duhet të jenë shkaku i disfatës së Sali Berishës, edhe pse Sali Berisha është vet shkaku i disfatës së vet. Por ata duhet të marrin pjesë në këtë disfatë, duhet të lënë gjurmët e tyre.

Atiberishizmi i opozitës duhet të jetë i përfaqësuar në këto zgjedhje, pikësëpari si ideologji e luftës për ta bashkuar opozitën pa Sali Berishën në krye. Sado e vështirë të duket kjo betejë, është një betejë që ka të ardhme dhe sado zhurmë të bëjë Sali Berisha, është një tunel që nuk ka kurrë dritë në fund të tij.

Betejën në opozitë nuk do ta fitojnë dot ata që shkojnë pranë Berishës me shpresë se do vdesë pas ca vitesh se është plak, siç justifikohen shumica e arrivistëve që shkojnë me të, por ata që luftojnë çdo ditë për vdekjen e tij politike e jo fizike të tij.

Atyre do t’u jetë mirënjohëse shoqëria shqiptare dhe vet PD, kur të marrë veten nga trauma e keqpërdorimit prej Sali Berishës, i cili po e përdhunon atë për epshet e veta anti-amerikane.

Mos u shqetësoni për Edi Ramën dhe fitoren e tij në këto zgjedhje. Nuk i duhet Lulzim Basha për të mundur Sali Berishën. Edi Ramës më shumë në jetë i është dashur Sali Berisha për të mundur Lulzim Bashën, se sa Basha për të mundur Berishën. Dhe Berishën e ka pasur gjithmonë. Për fat dhe e ka.

Next Post
32-vjetori i PD / Meta nuk mungon te festa e Sali Berishës, asnjë ambasador i pranishëm! Flasin figurat e spikatura….

‘Revolucionet’ që ‘rrëzuan’ Ramën dhe Berisha me syze në kërkim të ‘vulës’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

“Zemra, hajde te lali”/ Dyshohet se mësuesi ngacmoi seksualisht nxënëset e mitura, dëshmitë: Ka tre muaj këtu…

November 6, 2026
Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

Raporti i KE-së / Gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë mbrojtje nga politika dhe rishikimin e pagave

November 6, 2026
Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

Komisioni Evropian, akuza TikTok-ut: Nuk po mbron shëndetin mendor të përdoruesve

November 6, 2026
A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

A ishte Viktor Orbán agjent i regjimit komunist? Reagon ish-kryeministri, debat në Hungari

November 6, 2026
VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

VIDEO / Kryebashkiaku inspekton gjatë natës spitalin, ‘kap mat’ mjekun dhe mjeken të kyçur në dhomë

November 6, 2026
Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

Zbardhen akuzat/ I dënuar me dy burgime të përjetshme, Nikolin Palin e kërkonte edhe Shqipëria

November 6, 2026
Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

Hoxha në Bukuresht: Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian ecin krah për krah

November 6, 2026
Policia ndëshkon protestuesit, 36 gjoba nga 5 mijë lekë për bllokimin e rrugëve në Tiranë

Shkon në 95 numri i të ndëshkuarve, 12 protestues të tjerë gjobiten me nga 5 mijë lekë të reja

November 6, 2026
‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

‘Me Saliun në krye do shkriheni fare’, Balla debate të forta me Zhupën: Selia e PD-së do bëhet magazinë fishekzjarrësh

November 6, 2026
Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

Viktimat e luftës, Kurti: Dokumentimi ruan të vërtetën historike, të dhënat e reja publikohen në janar 2027

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In