• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidatja e PS: Bashkia Përmet nuk do të jetë më vend qokash

by A R
27/06/2019 17:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Unë dua t’i jap një fytyrë tjetër mënyrës së administrimit të bashkisë, duke filluar që nga komunikimi me qytetarët. Pas 30 Qershorit do të jetë një bashki shërbimesh, ku qytetari do të jetë i pari”.

Kështu deklaroi kandidatja socialiste për Bashkinë e Përmetit, Alma Hoxha, sipas së cilës, bashkia e drejtuar nga demokratët ka shërbyer vetëm për qoka elektorale, ku vendet e punës janë shitur për vota. Hoxha premtoi se fytyra e bashkisë Përmet do të jetë bashki shërbimesh për qytetarët, për çdo sektor zhvillimi.

“Në Përmet është bërë shumë sa i takon infrastrukturës së qytetit, është bërë investim i madh i ujësjellësit të qytetit dhe në kulturë e trashëgimi nga qeveria. Por ajo që më dhemb më shumë është se infrastruktura rurale, që lë për të dëshiruar.

Rrugë të munguara, kanalizimet, vaditja, uji i pijshëm mungojnë. Investimet që janë bërë nga pushteti vendor kanë qënë të pjesshme. Punët aty dua t’i bëj me projekte të plota. Lagjiet e qytetit të Përmetit janë thuajse të harruara, ka mungesë gjelbërimi dhe ndriçimi. Sfida ime është shtrirja e rilindjes urbane në rilindje rurale sepse kjo do të ndikojë në zhvillimin e turizmit”, tha Hoxha.

Ajo shtoi se do të jetë një mbështetje e madhe për biznesin, veçanërisht për gratë biznesmene, ato që kanë punishte të vogla, e që punësojnë gra të tjera me kohë sezonale. Hoxha kandidon për kryebashkiake pas një karriere të gjatë në arsim dhe në qeverisjen vendore.

Next Post
Reagon Meta pas deklaratës së kryeministrit: Shumë dakord me Ramën, zgjedhjet janë të popullit

Një pyetje për Presidentin: Po zgjedhjet e 13 tetorit a janë moniste, nëse nuk merr pjesë shumica?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima

Shpërthimi i fundit i Ebolës në Afrikë, regjistrohen mbi 5,400 viktima

November 2, 2026
Elon Musk rikthehet si këshilltar i Trump, merr rol drejtues në projektin e Pentagonit për të ardhmen e luftës -

Trump paralajmëron falje presidenciale për Elon Musk!

November 2, 2026
NATO në alarm, Evropa trembet nga hakmarrja e Trump pas zgjedhjeve të nesërme! Ja çfarë mund të ndodhë

NATO në alarm, Evropa trembet nga hakmarrja e Trump pas zgjedhjeve të nesërme! Ja çfarë mund të ndodhë

November 2, 2026
Lindsay Clancy kthehet në gjykatë, kërkon të rrëzojë akuzat për vrasjen e fëmijëve të saj

Lindsay Clancy kthehet në gjykatë, kërkon të rrëzojë akuzat për vrasjen e fëmijëve të saj

November 2, 2026
Veliaj: Rama merr mandatin e tretë, do të punoj 24 orë në 7 ditë për fitoren historike

Erion Veliaj reagon me letër nga Burgu i Fierit: Ja tre kërkesat që më solli Toni Gogu!

November 2, 2026
Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve

Opozita izraelite mblidhet të martën për të tentuar formimin e shumicës pas zgjedhjeve

November 2, 2026
Protestat/ “Gjobitja e qytetarëve, akt i rëndë ndaj lirive themelore”- Bardhi paralajmëron: Kush firmos, kryen vepër penale!

Protestat/ “Gjobitja e qytetarëve, akt i rëndë ndaj lirive themelore”- Bardhi paralajmëron: Kush firmos, kryen vepër penale!

November 2, 2026
Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë

Norvegjia ashpërson ligjet kundër spiunazhit, kompetenca më të gjera për shërbimin e sigurisë

November 2, 2026
“Lojë luftash“ me Kavajën!

Që Veliaj të ndihet i sigurt si i burgosur dhe si kundërshtar politik

November 2, 2026
Republika popullore e protestës

Bilbilenjtë 13 vanë në litar vetë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In