• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Kandidatja e ASHE për Pogradecin: Do investojmë në infrastrukturë

by
25/05/2015 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pogradec/ Kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për Bashkinë e Pogradecit, znj. Diana Mile zhvilloi një takim me banorët e Rodokali, ku bisedoi lidhur me problematikat e banorëve të kësaj zone.

Në fjalën e saj, znj. Mile theksoi se krahina e Mokrës, ku përfshihet edhe Rodokali, është një zonë që ka një histori të pasur dhe të vyer, por sot ajo ka nevojë për investime dhe për përmirësimin e ekonomisë së banorëve, që koalicioni e majtë mund t’i bëjë realitet pas 21 qershorit.

“Qëllimi kryesor për ne është që të ndihmojmë dhe të nxisim të gjithë komunitetin për të arritur një cilësi jetese më të mirë. Kjo është një zonë që ka një traditë dhe një kulturë shumë të veçantë, për të cilën unë jam shumë krenare dhe dua ta marr në konsideratë, që ne jo vetëm ta zhvillojmë, por njëkohësisht ta promovojmë. Në radhë të parë ne duhet të kemi kushtet e duhura që të jetojmë dhe të zhvillojmë edhe zonën tuaj, edhe fshatin tuaj, dhe tashmë, me reformën administrative-territoriale kjo gjë do të mundësohet shumë mirë. Kjo pasi administrimi do të jetë më i përqendruar, më i rëndësishëm, dhe ato projektet që ka nisur komuna do të jenë më të mirëmenaxhuara, ose më të lehta për t’u realizuar”, – tha znj Mile, e cila shtoi se investimet në infrastrukturë do të jenë një prioritet për të këtë zonë.

“Për ne e rëndësishme është që të lidhim edhe fshatin tuaj me rrugën e re apo dhe me zonat e tjera, sepse mendoj që nëpërmjet infrastrukturës atëherë do të kemi mësues që do të vijnë më shpejt edhe kur bie dëbora, do të kemi edhe shërbime të tjera. Njëkohësisht me sistemimin e rrugëve do të krijojmë edhe kushtet e nevojshme për fëmijët, si edhe do të zhvillojmë bujqësinë dhe blegtorinë”, – theksoi znj. Mile.

Gjithashtu, kandidatja e “Aleancës për Shqipërinë Evropiane” për bashkinë e Pogradecit zhvilloi edhe disa takime në fshatra më të thellë si Vërrie dhe Homezh, ku banorët theksuan si problem mungesën e shërbimeve dhe kërkuan investime në ujësjellës dhe infrastrukturë.

Next Post

Amerikanët shënojnë Ditën e të Rënëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com