• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati i PS, Muharrem Rama, prezantohet në Peshkopi dhe Maqellarë

by A R
15/08/2016 15:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ditën e parë si kandidati zyrtar i mazhorancës për Bashkinë e Dibrës,  Muharem Rama e ka nisur me një përshëndetje spontane me qytetarët dhe mbështetësit në rrugët e Peshkopisë dhe Maqellarës.

Në këtë dalje të parë publike, Rama shoqërohej nga kordinatori i Kryesisë së Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës, ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

“Ndryshe nga forca tjetër politike, ne nuk duam të sjellim figura të ricikluara politike që e thonë vet se janë afër pensionit por na kërkon partia për interesat e saj. Ne duam që qytetarëve të Dibrës tu japim njeriun që meritojnë, tu japim djalin e tyre dhe njeriun që i ka shërbyer popullit. Unë them se qytetarët e Dibrës, më shumë se sa një politikan që vjen thjesht për interesa politike, kërkojnë një njeri që jua di hallet, ka jetuar me hallet e tyre e që do vazhdojë të jetojë në këtë qytet”, u shpreh z.Gjiknuri.

Sipas tij, me Muharem Ramën kryebashkiak, Dibra do të ketë mbështetjen e qeverisë shqiptare për të çuar përpara e bërë realitet investimet që kanë nisur e që do të vazhdojnë.

“Kjo do të jetë fushata e qytetarëve, qytetarët le të vendosin: kanë këtu djalin e tyre që i ka shërbyer popullit; kanë dhe njerëz që kanë ikur, kanë bërë punët e tyre në Tiranë dhe tani vijnë tu kërkojnë votat për të ju gënjyer siç ju kanë gënjyer tash e 20 vjet”, tha Gjiknuri.

 

Next Post

Ja se cili shtet ka femrat me gjoksin më të madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com