• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati për kryetar bashkie gardisti i 21 janarit, reagon PS e Matit: Akuzat e PD-së shpifje

by Java News
18/05/2019 14:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas akuzave të opozitës për kandidatin e PS-së për kryetar bashkie të Matit Agron Malaj ka reaguar edhe dega e Partisë Socialiste të Matit. Kryetari i PS së Matit, Hasan Pasha i cilëson si shpifje këto akuza, që sipas tij në fakt kanë synimin të godasin kryeministrin Edi Rama.

“Janë kryesisht persona të sponsorizuar nga Partia Demokratike, persona që kanë probleme me shëndetin mendor, njerëz që u janë prishur pazaret dhe persona me preçdentë penal. Berisha e Basha vrasin, vjedhin, mashtrojnë dhe sulmojnë në mënyrën më të ulët kanditatin socialist. Ata harrojnë armatosjen e shqiptarëve në ’97-ën, firmat piramidale, grusht-shtetin 1998, Gërdecin, supervjedhjen e Rrugës së Kombit, vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm, etj, etj”, shkruan Pasha.

Malaj ka qenë gardist i grupit të zjarrit gjatë protestave të 21 janarit 2011. Kryeministri Edi Rama ka bërë edhe një shpjegim për rolin e tij gjatë protestës kur u vranë 4 persona duke motivuar kandidimin e tij për bashkinë e Matit.

POSTIMI I PLOTË
Fjala vret më shumë se plumbi!
Njerëz të ndryshëm, kryesisht militantë të Partisë Demokratike, prej ditësh kanë ngritur akuza e shpifje të shumta për kandidatin e Partisë Socialiste Agron Malaj. Qëllimi i tyre dihet qartë, duke sajuar thashetheme synojnë të godasin Kryeministrin Edi Rama.

Kush janë këto që sulmojnë në studio televizive, gazeta, konferenca shtypi, facebook, instagram, mejhane? Janë kryesisht persona të sponsorizuar nga Partia Demokratike, persona që kanë probleme me shëndetin mendor, njerëz që u janë prishur pazaret dhe persona me preçdentë penal. Berisha e Basha vrasin, vjedhin, mashtrojnë dhe sulmojnë në mënyrën më të ulët kandaitatin socialist. Ata harrojnë armatosjen e shqiptarëve në ’97-ën, firmat piramidale, grusht-shtetin 1998, Gërdecin, supervjedhjen e Rrugës së Kombit, vrasjen e 4 protestuesve të pafajshëm, etj, etj.

Akuzojnë përfaqësuesit e LSI-së, politikanët që ngritën në institucion vjedhjen e pasurisë së shqiptarëve, blerjen e votave, organizatorët e trafiqeve. Janë ata që shkatërruan administratën shtetërore me militantët e tyre të paaftë e hajdutë.

Një takëm tjetër janë “gazetarët” e paguar nga politikanët dhe të urdhëruar nga pronarët e mediave. Asnjëri prej tyre nuk publikon qoftë një fakt të vetëm që fajëson kandidatin socialist Agron Malaj. Të gjithë, pa përjashtim, bëjnë komente kafenesh. Të gjithë përdorin një zhargon: “Gardisti i 21 janarit kandidat në Bashkinë e Matit”.

Për njerëzit me probleme të shëndetit mendor nuk mund të komentoj. Ata duhen mëshiruar dhe duhet të lutemi të përmirësohen. Por, të afërmit duhet t’u qëndrojnë pranë pasi një fjalë e urtë thotë: Fjala vret më shumë se plumbi!

g.kosovari

Next Post
Zgjedhjet në 4 komuna/ Qeveria nuk lejon Marko Gjuriç të hyjë nesër në veri të Kosovë

Zgjedhjet në 4 komuna/ Qeveria nuk lejon Marko Gjuriç të hyjë nesër në veri të Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In