• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati për kreun e LSI kërkon prishjen e koalicionit me PS: Ministrat po vjedhin!

by A R
05/11/2016 09:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për kryetar i LSI-së, Përparim Spahiu, në një intervistë për “Panorama”, ka theksuar se LSI-ja duhet të vendosë kushte të forta në bashkëqeverisjen me PS-në.

Sipas tij, LSI-ja nuk mund të vendoset para faktit të kryer dhe vendimeve, të cilat merren vetëm nga kryeministri. Spahiu me tone kritike ka folur për punën e ministrave të LSI-së, po ashtu ka theksuar se koalicioni me PS-në ka nevojë për rishikime.

Z. Spahiu, gjatë këtij muaji keni paraqitur para anëtarë- sisë së LSI-së platformën tuaj për drejtimin e ri të kësaj force politike. Mund të na përmendni disa pika kryesore të saj?

Unë mendoj se politika është zhvillim. Dhe ky zhvillim nënkupton vetëkorrigjim të vazhdueshëm, ashtu si bëjmë edhe ne në jetën tonë të përditshme. LSI është një forcë e madhe politike dhe ndryshe nga sa mendohet, ka shumë objektiva, të cilat janë një marrëveshje e drejtpërdrejtë me zgjedhësit tanë. Kur je në një koalicion qeverisës dhe i ke deleguar dikujt që nuk është pjesë e partisë sonë tagrin e kryeministrit, je njëkohësisht i vetëdijshëm se kur shkon në zonën tënde ku je zgjedhur të presin shumë pyetje dhe shumë kërkesa. Të pyesin: Ku janë vendet e punës? Apo të bëjnë pyetjen tjetër të hidhur: Ne po mbjellim mollë, gështenja, arra. Ne po punojmë tokën, por nuk kemi subvencione. Ndërsa mbrapa asaj kodrës atje mbillet kanabis. U sjellin farë të mirë, u garantojnë shitjen e prodhimit dhe ata po hedhin katin e dytë të një shtëpie të re! Po ne ç’të bëjmë? Po bëhen pedonalet. Shumë mirë, duheshin bërë. Po si mund të zbukurohen qytetet nga njëra anë dhe të miratosh një ligj për importin e plehrave? Që është një rrezik i madh për natyrën tonë, kur mbeten 83% e mbetjeve tona pa u mbledhur? Kur edhe ajo industri riciklimi që kemi harxhon dhe dëmton pa kriter miliona metër kub ujë për procesin e shpëlarjes së mbetjeve? Pra, unë mendoj se LSI duhet të vërë kushte të forta në bashkëqeverisje, për të përcaktuar përparësitë strategjike të qeverisjes së vendit. Jam, pra, më llogarikërkues dhe kërkoj që edhe LSI duhet të bëjë më shumë për identitetin e saj. Sepse duhet t’u biem më fort kambanave të alarmit për gjërat që nuk shkojnë.

Çfarë mendoni se nuk po shkon mirë në koalicionin mes PS-së dhe LSI-së? Ju keni shprehur mendimin tuaj se vendi duhet të drejtohet nga një kryeministër i LSI-së. Sa i mundshëm është?

Gjëja e parë që nuk shkon është vendosja përpara faktit të kryer për vendimmarrje shumë të rëndësishme. Për ligjin e plehrave, për shembull, u veprua me shpejtësi dhe pothuajse në fshehtësi ndaj opinionit publik. Është tepruar shumë me Fondin e Zhvillimit të Rajoneve, i cili tejkalon çdo cak dhe është një instrument në duart e kryeministrit, duke përqendruar investime të mëdha, në pedonale, qendra qytetesh, palma, lyerje dhe bojatisje. Fondi shqiptar nuk është as peneli dhe as lapsi i kryeministrit e Shqipëria nuk është një telajo! Ka shumë probleme të thella nën makijazhin që po bëhet. Papunësia e para! Bujqësia dhe turizmi që kanë nevojë për vëmendje, kapitale dhe ndërhyrje rrënjësore. Tatimi progresiv i punës, gjoja i sheshtë, ndërkohë që tatim fitimi është i sheshtë 15%. Në Korçë është bërë qendra e re tregtare, sipas modelit të rikthimit në identitet dhe dyqanet janë 90% të mbyllura, sepse pronarëve u kërkohet të kallajisin tenxheret, si nëpër fotot e vjetra 100-vjeçare. Po sot tenxheret nuk kallajisen më 100 vjet më parë, apo jo? Nuk jam kundër të bukurës dhe kundër estetikes, por ashtu si edhe te njeriu, bukuria e vërtetë, buron nga shëndeti i trupi dhe i organizmit. Ashtu edhe në vendin tonë. Makijazhi, sado mjeshtëror, nuk e zbukuron dot një ekonomi, kur ka probleme me shëndetin. Ne duhet të shërojmë më parë ekonominë, të shëndoshim atë, pastaj mund të blejmë rroba e tesha të reja, sa të duam dhe ta spostojmë debatin për modën që duhet të ndjekim. Por mjerisht kjo kohë është akoma larg, prandaj duhet shumë kujdes si shpenzohen paratë se ato mbarohen! Dhe kur mbarohen, nuk duhet të marrim borxh më shumë sesa kemi këllqe.

Jeni shprehur me tone mjaft kritike ndaj qeverisë aktuale dhe ministrave të saj, duke thënë se nuk kanë mbajtur premtimet dhe se më shumë presin në paradhoma biznesmenë, sesa qytetarët e thjeshtë. A mund të themi se koalicioni me PS-në ka dështuar?

Këtë të biznesmenëve ndër paradhoma ministrash e kam pasur për kolegët e mi të LSI. Disa prej tyre kanë pasur shumë vërejtje nga baza zgjedhore. Sepse baza jonë është veçanërisht e ndjeshme ndaj të zgjedhurve të saj. Dhe ka pasur reflektime besoj për këtë. Për koalicionin nuk mund të them se ka dështuar. Mendoj se duhet rishikuar! LSI, kjo forcë e madhe politike, duhet të ketë një peshë progresive në vendimmarrjet dhe të bëjë bllok ndaj: Faktit të kryer! Sepse ne nuk duhet të paguajmë një faturë të kripur elektorale, për fajin apo mosrealizimet e të tjerëve. Duhet të rrisim presionin. Dhe kjo ndihmon edhe në kthjelltësinë e vendimmarrjeve të kryeministrit, që madje duhet të na falënderojë për këtë kërkim llogarie që është krejtësisht konstruktive.

Disa ditë më parë, ambasadori amerikan tha se disa Ministri të qeverisjes aktuale mund të vlerësohen me notën 0. Ndani të njëjtin qëndrim?

Përveç shumë burimeve të informacionit që ka zoti Lu, ndoshta ka ndjekur edhe fushatën time, për të kryesuar LSI. Përtej humorit mund të them se ambasadori ka të drejtë, por është treguar zemërgjerë. Niveli 0 nuk bën asnjë punë, çështja është kur janë nën nivelin 0, dhe prishin e shpërdorojnë paratë e shqiptarëve për paaftësinë e tyre. Shikoni koncesionet ku është mbërthyer ekonomia shqiptare. Janë qindra miliona euro që shkojnë për shërbime, të cilat nuk shkëlqejnë. As në performancë dhe as në transparencë./Panorama/a.m.

Next Post
Shaqiri jashtë Zvicrës

Shaqiri jashtë Zvicrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

Trump “ngre në qiell” homologun kinez Xi Jinping: Respektues dhe i shkëlqyer

September 28, 2026
“Këtë rezultat nuk e kisha menduar” Alibeaj: Qeveria nuk ka qenë korrekte

Alibeaj: Sa të sigurtë jemi që të dhënat e SHISH nuk kanë rënë në dorë të krimit të organizuar?

September 28, 2026
Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

Sherr me thika në Glyfada, i moshuari shqiptar plagos grekun në një kantier ndërtimi

September 28, 2026
“Edhe në Hënë të shkojë, s’vjen më në pushtet!”- Abalisti Mërtiri ironizon vizitën e Berishës në SHBA: Është bërë qesharak, ku i gjeti 10 mln USD për lobingje?

Mërtiri: Neglizhenca e rrjedhjes së informacioneve nga AKSHI solli këtë situatë me SHISH-in

September 28, 2026
Shehi ‘shuplakë’ Berishës: S’besoj te formula e Rithemelimit, as te lidershipi i saj. Jo federatës opozitare, s’unifikohemi përqark një personi

“Video Meta-Prifti ishte e vërtetë”, Shehi: Vetëm një idiot mendonte ndryshe

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com