• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati për kancelar të Gjermanisë, Friedrich Merz dhe politika e jashtme

"Ne duhet të kalojmë nga statusi i një fuqie të mesme të fjetur në një fuqi të mesme udhëheqëse," tha Friedrich Merz, kandidati i CDU/CSU për politikën e tij të jashtme. Ai aktualisht ka më së shumti shanse për fitore.

by A R
28/01/2025 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Friedrich Merz po përgatitet për një mandat në postin e kancelarit. Në një fjalim mbi politikën e tij të jashtme në Fondacionin Körber, ai prezantoi një program të detajuar të politikës së jashtme dhe të sigurisë për qeverinë që do të drejtonte ai. Kryetari i partisë më të madhe opozitare, Unionit kristiandemokrat konservator (CDU), pretendon – e kështu thuhet edhe në sondazhet e opinionit publik – se ai do të pasojë kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz pas zgjedhjeve parlamentare në 23 shkurt.

Kreu i opozitës e përshkroi situatën botërore si të zymtë. Ne jemi dëshmitarë, sipas fjalëve të tij, jo vetëm të një “kthese epokale” (një term i përdorur nga kancelari Scholz), por të një “transformimi epokash”. “Nuk është vetëm sulmi rus ndaj Ukrainës që e dëshmon këtë. Ne jemi dëshmitarë të shembjes së “parimeve të një rendi liberal, të bazuar në rregullat e deritanishme.” Rusia, Kina, Irani dhe Koreja e Veriut po bashkëpunojnë në një “bosht revizionist, joliberal. Objektivi i Rusisë nuk është vetëm Ukraina, sepse raketat ndërkontinentale të Koresë së Veriut mund të arrijnë së shpejti në Amerikën e Veriut”. tha Merz.

Ministrat duhet të flasin një anglishte funksionale

“Rrallëherë një fushatë zgjedhore për Bundestag është shënuar kaq nga politika e jashtme gjermane dhe e sigurisë sa kjo,” vazhdoi Merz, duke theksuar se “qeveria aktuale ka dështuar në politikën e jashtme”. Sipas tij, partnerët gjermanë jashtë vendit kanë qenë dëshmitarë kryesisht të konflikteve dhe paqartësive mes përfaqësuesve të qeverisë gjermane. Ministrat shpesh nuk morën pjesë në mbledhjet e Këshillit të BE-së ose abstenuan nga votimi. Kjo do të ndryshojë nën të. “Për më tepër, nuk do të emëroj askënd si ministër apo sekretar shteti që nuk flet të paktën një anglishte funksionale”, tha Merz.

Gjermani, Friedrich Merz duke mbajtur fjalim në Fondacionin Körber
Friedrich Merz në Fondacionin KörberFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture-alliance

Në rast të fitores së zgjedhjeve, Merz planifikon të krijojë një këshill të sigurisë kombëtare në zyrën e kancelarit, i cili do të formulojë një strategji të sigurisë kombëtare. Gjithashtu, universiteteve duhet t’u jepen departamentet e duhura. Tema e politikës së jashtme dhe të sigurisë, beson lideri i CDU, është përgjithësisht e nënpërfaqësuar në Gjermani.

Politika zhvillimore në interes të Gjermanisë

Merz sugjeroi se politika e jashtme dhe e sigurisë, por edhe politika e zhvillimit, duhet të jetë e orientuar në të ardhmen drejt interesave gjermane, për shembull drejt promovimit të tregut. Përsa i përket politikës së azilit, duhet të zbatohet si vijon: “Një vend që nuk i merr mbrapsht shtetasit e tij në rast të dëbimit nga Gjermania, nuk mund të marrë më ndihmë zhvillimore në të ardhmen. E njëjta gjë vlen edhe për vendet që “kanë një qëndrim të dyshimtë ndaj terrorizmit”. ”

Merz iu referua edhe sulmit me thikë në Aschaffenburg të Bavarisë ku një afgan vrau një fëmijë dhe një burrë, ndërsa plagosi një fëmijë tjetër dhe dy të rritur. Ka afgan ka qenë në listën për dëbim nga Gjermania. Merz tha se në rast të fitores së tij, do të ketë dukshëm më shumë dëbime dhe një “ndalim de facto të hyrjeve” në të gjithë kufijtë për njerëzit pa dokumente të vlefshme udhëtimi, përfshirë edhe ata që kanë ardhur në Gjermani për të kërkuar mbrojtje. Futja e këtij rregulli do të ishte kusht partitë tjera për futje në koalicion. Partia e tij ka në plan të paraqesë propozime për të shtrënguar politikën e migracionit në Bundestag javën e ardhshme dhe t’i vërë ato në votim. Kritikët vunë në dukje menjëherë se propozimet e Merz bien ndesh me politikën evropiane të azilit dhe nuk janë ligjërisht të zbatueshme sipas ligjit evropian.

Zgjedhja e Trumpit mund të shihet si mundësi

Friedrich Merz sheh hapësirë ​​të madhe për veprim, veçanërisht në politikën evropiane. Zgjedhja e Donald Trumpit nuk është shkak për panik, por një paralajmërim me zë të lartë për evropianët. Mirëpo kjo zgjedhje është dhe një mundësi.

“Ne nuk mund të mbështetemi te të tjerët për të zgjidhur problemet tona. Rruga të çon përmes “tre S-ve” në anglisht: simplification, standardisation, scale”. Për shembull, Evropa ka shumë lloje të ndryshme tankesh, ndërsa SHBA-ja ka vetëm një model. Megjithatë, kryetari i CDU-së refuzon në të njëjtën kohë financimin e përbashkët përmes bonove evropiane të mbrojtjes.

Edhe nën Donald Trump, SHBA do të vazhdojë të jetë me rëndësi të madhe për Gjermaninë dhe Evropën. Merz thotë se duhet të përmbahemi nga patronizimi i administratës së re amerikane dhe të eksplorojmë me maturi interesat e përbashkëta. Merz mendon se duhet të shmanget politika e tarifave të mundshme të importit, sepse “një spirale tarifore që do t’i bënte më të varfër evropianët dhe amerikanët”.

Merz në vend të kësaj do t’i ofronte Trumpit një axhendë pozitive, duke përfshirë një marrëveshje të tregtisë së lirë, edhe nëse kjo duket joreale për momentin. BE-ja duhet gjithashtu të kërkojë marrëveshje tregtare me vende dhe grupe të tjera vendesh, siç janë vendet Mercosur në Amerikën e Jugut. Marrëveshja e tregtisë së lirë e nënshkruar në dhjetor 2024 në Uruguaj ende duhet të miratohet nga parlamentet kombëtare të vendeve anëtare të BE-së.

Friedrich Merz në Fondacionin Körber flet për politikën e jashtme
Friedrich Merz në Fondacionin KörberFotografi: Bernd von Jutrczenka/dpa/picture-alliance

Sa i përket Ukrainës, Merz po afrohet më shumë me Scholz-in

Sa i përket Ukrainës, kancelari i mundshëm Merz kërkon “paqe në siguri dhe liri” në vend të “nënshtrimit” ndaj Rusisë. Ukraina duhet të “fitojë luftën”. Ajo duhet të rifitojë integritetin e saj territorial dhe të zgjedhë lirisht aleancat e saj.

Pavarësisht thirrjes për mbështetje gjermane për Ukrainën, Merz gjithashtu theksoi: “Gjermania nuk duhet të bëhet palë në luftë, kjo përkon plotësisht me atë që thekson vazhdimisht kancelari Olaf Scholz”. Por ndërsa Scholz nxjerr përfundimin nga ky pozicion që të përmbahet nga dërgimi i armëve në Ukrainë, për shembull raketave Taurus, Merz ka mbrojtur vazhdimisht dërgimin e tyre, megjithëse ai nuk e përsëriti këtë në fjalimin e tij.

Më pak konflikt, më shumë udhëheqje

Në politikën evropiane, Merz kritikon se qeveria e mëparshme federale ka neglizhuar marrëdhëniet me Francën dhe Poloninë. Ai dëshiron të “riparojë” këto lidhje më të rëndësishme të Gjermanisë në Evropë. Si kancelar, ai fillimisht do të vizitonte këto dy vende.

Nga fjalimi i tij u bë gjithashtu e qartë se Friedrich Merz, si kancelar, do të merrte edhe një herë përgjegjësi më të madhe për politikën e jashtme dhe të sigurisë. “Është detyrë e kancelarit të sigurojë që mosmarrëveshjet brenda kabinetit të zgjidhen brenda dhe vendimet të avokohen së bashku nga jashtë,” shtoi ai. Ai po aludonte për mosmarrëveshjet në qeverinë e udhëhequr nga SPD e Scholz me partnerët e koalicionit, të Gjelbrit dhe liberalët nga FDP.

Megjithatë, si kancelar, Merz ka të ngjarë të varet edhe një herë nga një, ndoshta edhe dy partnerë koalicioni për një shumicë në qeveri. Çfarë pozicionesh në politikën e jashtme kanë këta partnerë potencialë është një pyetje tjetër.

Next Post
Qeveria firmos vendimin, shkrihet Akademia për Studimet Albanologjike. Kushi: Nuk funksiononte

Drejtori i ri i RTSH? Kushi: Këshilli të sigurojë garë të hapur, ndryshe ndërhyn Parlamenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

A ka OSBE/ODIHR në Amerikë?

September 11, 2026
Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

Arrestohet murgu, përvetësoi miliona nga manastiri: U filmua duke kryer marrëdhënie seksuale

September 11, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Copa pushtetesh, secili për vete, Zoti për të gjithë!

September 11, 2026
Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

Plagosje në një pikë kolaudimi në Durrës, ja informacionet paraprake

September 11, 2026
Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

Ullishtja kombëtare e pronësisë shqiptare

September 11, 2026
Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

Hita takim me strukturat e policisë në Korçë! Porosi goditja e grupeve kriminale

September 11, 2026
25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

25-vjetori i sulmeve të 11 shtatorit, kreu i inteligjencës britanike paralajmëron rrezikun e një kërcënimi të madh terrorist ndaj botës

September 11, 2026
Formalitetet po devijojnë mësuesin nga mësimdhënia, ja çfarë nevojitet

PISA, hakmarrja europiane për mësueso-fobët shqiptarë

September 11, 2026
U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan -

U gjet i vdekur në makinën e tij, misteri rrethon vdekjen e kongresmenit meksikan –

September 11, 2026
Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

Nafta bruto arrin rekordin e 4 muajve të fundit

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com