• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati i PD mbron Bashën: Humbja në zgjedhje jo vetëm për faj të tij!

by Java News
27/06/2017 09:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitim Zekthi, kandidati i Partisë Demokratike në qarkun e Elbasanit nuk do të mundë të jetë pjesë e parlamentit të ardhshëm, duke humbur kështu garën në këtë zonë. Por pavarësisht humbjes, ai ka bërë një analizë të tijën, se përse PD dështoi rënë në këto zgjedhje parlamentare. Fitim Zekthi shkruan se humbja e zgjedhjeve, vjen për arsye që e tejkalojnë Lulzim Bashën, pavarësisht se edhe ai, ka fajet e veta.

Postimi i Fitim Zekthit:

“Ka nisur nje gare e ethshme per te gjetur shkaqet e humbjes se PD qe nga fajesimi i Bashes per listen e kandidateve, per marreveshjen me Ramen, per dobesine e tij si lider politik e deri tek glorifikimi i Rames. Nuk e di c’qendrim do mbaje PD por sa me takon mua dua te them se Shqiperia ka hyre ne nje krize te pashembullt, ka hyre ne krizen e mospranimit te krizes, e moskuptimit apo mosdashjes se kuptimit te krizes.

Zgjedhjet u blene masivisht dhe kjo blerje po legjitimohet duke mos u pare me lebeti si fundi i gropes ku jemi por si rast per te justifikuar fitoren apo lare hesape.

Po flas per zonen ku isha ne fushate vete: ne asnje fshat kandidati i PS M Ulqini nuk zhvilloi dot nje takim sepse njerezit e perzinin me zemerate per genjeshtrat qe u kishte bere per parate e pamarra prej 3 vitesh te duhanit, per mungesen e ujit te pijshem, per varferine e madhe etj. Takimet qe pata ishin shfryrje inati ndaj kryeministrit Rama qe te gjitha.

Gjate fushates njerezit e PS leviznin vetem naten dhe shkonin neper shtepi. Rezultati ishte shokues: ne qendren e votimit Marinez ku PD ka fituar edhe ne 2013 pas 8 vitesh pushtet, nje qender fuqimisht e djathte PS u dyfishua dhe PD u ul duke humbur thelle.

Ne qendren Trojas me e djathta ne gjithe Dumrene, ku une jam lindur dhe rritur, ku PD ka fituar edhe ne 1997 jo me ne zgjedhje te tjera, PD humbi per here te pare.   Ne qendren Lisaj, fshati i me i thelle i Dumrese, fshat pa rruge, pa uje, ku njerezit nuk kane marre parate e duhanit te shitur, fshat ku pata nje takim dy oresh ku ata shprehen gjithe vrerin kunder Rames dhe Ulqinit, PD mori 6 vota. Ajo nuk mori as votat ekomisionereve dhe vezhguesve te saj. Thuajse ne cdo qender eshte e njejta gje, une nuk po i permend me radhe.

Ne Belsh gjithkush e di c’ka ndodhur, sic e dine ne Cerrik dhe fshatrat perrreth sepse e kane pare dhe jetuar. PS, LSI dhe PDIU kane blere vota. Jemi ne nje gjendje te mjere: nje pjese shume e madhe duan para, pra te vete njerezit ka hyre fort kjo kulture e shitjes. Mua vete me kerkuan para.

Njerez qe i njoh me vite me thonin: Fitim ti e di ne jemi djathtas por ata po marrin leke, po japin leke, do na jepni gje? Eshte e tmerrshme por e vertete. Per mua rezultati i marre nga PD perballe lekeve te PS, atyre te LSI dhe PDIU eshte gjigand. Votuesi i PD eshte ndergjegja morale e jona si popull ndonese pakice. Halli i vendit eshte shume i madh dhe nuk e di c’mund te behet per te dale nga ky hall.   Basha mund te kete faje sa te duash apo mund te kete njerez me inate personale pa fund ndaj tij por zgjedhjet u humben per arsye qe e tejkalojne Bashen.

Eshte e pandershme gjithe ajo qe po ndodh duke u turrur kunder Bashes dhe lene m’anash shitjen, blerjen dhe gjithe trukimin e neveritshem.   Do Zoti gjenden njerez dhe arsye per tu marre me kete mynxyre para te ciles fati politik i kujtdo eshte fare pa vlere, qofte ky edhe i Bashes.

Nuk eshte Basha problemi dhe nuk e ka ai fajin per kete blerje te organizuar ne menyre kirurgjijale qender per qender votimi. Ai nuk kishte shanse ta ndalte kete gje. Per te tjera ceshtje eshte muhabet tjeter”.

Next Post
U kap në flagrancë duke fotografuar votën, arrestohet gruaja në Tiranë

Përfundon numërimi në 8 qarqe, ja emrat e deputetëve që siguruan mandatet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In