• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Kandidati”, libri shpotitës i Blushit

by A R
26/10/2015 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në një vend si Shqipëria, ku garojnë dhe fitojnë në zgjedhje elektorale njerëz të akuzuar për vrasje e vjedhje, nuk është aspak çudi që të konkurrojë e të fitojë edhe një i vdekur. Gjithçka mund të ndodhë, përderisa e lejon Kodi Zgjedhor. Mbi këtë çudi allashqiptare, shkrimtari politikan, Ben Blushi, ka ngritur romanin e tij më të ri, “Kandidati”, shkruan gazeta “Panorama”.

Një vepër me një stil therës konician, ku Blushi tallet me të sotshmen e me të djeshmen, me politikën, me ligjin, me zgjedhësit, me median… ndryshe nga veprat e tij të mëparshme, të cilat rrihnin herë nga historia e herë nga profecia, me një stil të dendur, më meditativë e filozofikë, Blushi i sjell lexuesit një roman, i cili u përket të gjithëve.

Një histori, edhe pse e ngritur mbi një pretendim të marrë, që u vjen tepër e njohur shqiptarëve. Blushi i vendos ngjarjet në prag të zgjedhjeve lokale, në qytetin e Basenit, siç e ka pagëzuar ai, por qartësisht aludon për qytetin e Basenit, me lagjet “Kala” e “Gishti i Mbretit”, por për të cilin, me sa duket, autori nuk ka asnjë lloj simpatie:

“Baseni është një qytet i ndotur. Sa herë kisha kaluar aty, përpara kësaj dite, kisha menduar dy gjëra: në atë qytet nuk kishte asnjë burrë të pastër dhe asnjë grua të bukur. Pa dyshim, ishte qyteti më oriental i Shqipërisë. Nuk ishte rastësi që ishte larg detit dhe nuk kishte asnjë mal përreth. Dhe asnjë lumë që i kalon përmes. Qytete, të cilave iu mungon ky dekor, janë gjithnjë të ngathët dhe të mërzitshëm”, shkruan Blushi.

Rrëfimtarit, me emrin Simon Shuter (nuk të vjen aspak i paqëllimtë ky emër Simon Shuter (iqi)), që me gjasë duhej të ishte çifut (autori përdor këtë emërtesë në vend të hebre), por dhe po të mos ishte, duhej bërë, pasi politikanët e mëdhenj marrin gjithnjë këshilltarë hebrenj, i vë një detyrë të vështirë: duhet të organizojë fushatën elektorale të një kandidati të vdekur. E quajnë Kadim Sedini. Emri i tij të kujton menjëherë emrin e kryetarit aktual të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini.

Në veprën e tij, Blushi e vendos Kadimin e vdekur përballë nipit të një figure historike, Lef Nosit, të cilin e quan Nef. Blushi nuk kursen as Lef Nosin, teksa përmend faktin se si një koleksionist që ka qenë, me gjasë ai “ka zhdukur” edhe Deklaratën e Pavarësisë.

Blushi qesëndis Nosin koleksionist, por deri diku luan dhe aludon edhe mbi karakteret e personaliteteve të tjera të historisë. Në koleksionin e Nosit ndodhej edhe portofoli i Ismail Qemalit, që, me sa duket, duhet të ketë qenë një send shumë i vyer për Plakun e Vlorës, apo violinën e Gjergj Fishtës (me sa duket nuk kishte një lahutë dhe i binte qemanes)…

Pas një fushate të çuditshme drejtuar nga zonja Sedini dhe e bija e Kadimit, që nuk kursehen në para, kandidati i vdekur fiton. Kjo, sepse Kodi Zgjedhor ia lejonte kandidimin, sepse nuk mund ta çregjistronte, dhe jo vetëm që e shpallte fitues, por “vakumet ligjore” do t’i jepnin mundësi që të merrte edhe vendime…

PANORAMA

 

 

Next Post

Gashi jashtë 18-shes, Federer: Ironike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

Ambasadori gjerman: Reforma në drejtësi faktor kyç në avancimin e Shqipërisë drejt BE-së

September 10, 2026
Greqia rrit mbështetjen për pensionistët dhe pagat: 400 euro bonus çdo vit, paga minimale 1000 euro

Rekord! Emigrantët dërguan 621 mln euro në gjysmën e parë të vitit

September 10, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksidenti në Lushnjë, policia zbardh detaje të reja: Ja si paraqitet gjendja e të plagosurve

September 10, 2026
Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

Vdekja e Mazonakis, dy mjekë të arrestuar! Në klinikë: Ikona fetare, shpatë dhe armaturë samurai

September 10, 2026
11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

11 Shtatori, dita që ndryshoi botën! 25 vite nga sulmet që tronditën Amerikën

September 10, 2026
Ankimi i PD, Kushtetuesja rrëzon ndryshimet në rregulloren e Kuvendit: Procedura e ndjekur, antikushtetuese

Si Gjykatat e provokuan sherrin me Qeverinë? Vetë Kushtetuesja dërgoi borderotë e vjetra

September 10, 2026
“Prokuroria nuk është e qartë”, Avokatja: ZVP nuk ka provë për ndërhyrjen e Thaçit

“Prokuroria nuk është e qartë”, Avokatja: ZVP nuk ka provë për ndërhyrjen e Thaçit

September 10, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“Të kallëzohesh se po zbaton ligjin”, Malaj-magjistratëve: Kërkoni t’i rëndoni buxhetit të shtetit 40 mln euro në vit

September 10, 2026
Ju rrëfej “aferën e armëve” me Shqipërinë. Si Berisha shkatërroi PPD-në përmes skemave të shërbimit maqedonas

Ju rrëfej “aferën e armëve” me Shqipërinë. Si Berisha shkatërroi PPD-në përmes skemave të shërbimit maqedonas

September 10, 2026
Pësoi aksident, shqiptarit i gjendet kokainë në makinë

Rihapet çështja e bujshme: Italiani akuzohet për vrasjen dhe djegien e trupit të shqiptarit

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com