• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

by Mero Baze
11/12/2025 18:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Mero Baze
Procesi i zgjedhjes së kreut të SPAK zbuloi një nga problemet e Reformës në Drejtësi: institucionet false që janë krijuar dhe që kanë në dorë një proces shumë larg nivelit të tyre profesional, intelektual dhe të integritetit që kërkohet.

Kandidatët për kryetar të SPAK dukeshin yje në raport me anëtarët e KLP-së që do të votonin për ta. Edhe pse kishte plot diferenca mes tyre, edhe pse dukej qartë kush ishte profesionist që fliste për procedura profesionale të prokurorisë në raport me provat dhe hetimin, dhe kush fliste me slogane, përsëri ishin shumë më lart se ata që pyesnin.

Kur mendon se një trup si KLP do të votojë dikë, për të cilin dukej sikur ishte mbledhur Këshilli i Sigurimit të OKB-së ta mbikëqyrte, ti duhet të kesh pritshmërinë se dikush prej tyre do të guxojë të bëjë ndonjë pyetje profesionale: të flasë për cilësinë e hetimit, për rolin e provës në nisjen e procedimit penal, për arrestimet paraprake, për humbjen e çështjeve në Strasburg dhe mos përfundimin e shumicës së çështjeve të nisura; për gjithë problemet që kanë shoqëruar SPAK-un në mandatin e parë, mandati që është pa dyshim i suksesshëm, por me probleme që nëse thellohen mund ta hedhin në erë.

Më të prirur ishin vetë kandidatët të flisnin për këto probleme sesa anëtarët e KLP-së. Shumë prej tyre dukej sikur flisnin për hallet e veta. Njëra pyeste se “a do ta ndihmonin po të kishte ndonjë hall në SPAK?”, dhe këtë pyetje ua bënte të gjithëve, sikur ata ishin aq budallenj sa t’i thoshin: “po, po, do të të ndihmojmë, do ta shkelim ligjin”. Tjetri pyeste si shpjegohet gjithë “këtë sukses”, e të tjerë bënin pyetje banale.

Kjo seancë publike, në të vërtetë, është një nga ato gjërat e dobishme që duhen bërë për të kuptuar kujt ia kemi besuar drejtësinë.

Shumica e KLP-së dukej e kapur nga SPAK ose servile ndaj SPAK, duke shkatërruar në esencë rolin e një institucioni që duhet të përzgjedhë mes më të mirëve nga kandidatët.

Përfytyroni të hapeshin live edhe gjyqet e këtyre, sidomos gjyqet kundër korrupsionit, për të kuptuar se si hetohen dhe gjykojnë produktet e këtyre institucioneve.

Akoma më shumë jam i paqartë se si e kanë përjetuar ambasadorët për rreth 7 orë këtë cilësi pyetjesh, edhe pse dukej haptazi që nuk kishte ndonjë problem me kandidatin, por me spektaklin. Dhe meqë kandidati ishte i sigurt, gjithë ai kujdes për spektaklin duket se shkoi dëm. Madje përveçse dështoi si spektakël për shkak të cilësisë së KLP-së, prodhoi edhe një problem tjetër: krijoi përshtypjen se aty vendosën ambasadorët.

Ata në fakt duken sikur vendosin. Realisht vendosi halli banal i çdo anëtari të KLP-së në raport me SPAK, apo me pushtetin. Ambasadorët mund të shërbejnë vetëm si alibi për ndonjë marrëzi që mund të ndodhë në punën e SPAK. Ata thjesht i kanë krijuar kryetarit të ri të SPAK dhe anëtarëve të KLP-së alibinë se vendimet i morën “ata”, ndaj nëse gabojnë, nuk kanë faj, se “i zgjodhën ambasadorët”.

Por punën do ta bëjnë ata që na panë sytë dhe na dëgjuan veshët.

Next Post
Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë

Sekuestrohet arsenal armësh, publikohen emrat e të dyshuarve si vrasës me pagesë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

Përparim i frikshëm i Huthëve në Jemen, marrin 130 km bregdet pranë Detit të Kuq

September 11, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

Rama për Ergys Agasin: Në emrin tim nuk flet askush, unë jam tërësisht i çliruar

September 11, 2026
Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

Kërcënimi i Kremlinit: Nëse Lituania strehon armë bërthamore, do ta vëmë në shënjestër

September 11, 2026
Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

Tërmet te Kosova! Amir Rrahmani largohet nga Kombëtarja dhe shpërthen ndaj FFK-së: Sulme të koordinuara prej 2 vitesh

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

Braçe sulmon gjyqtarët pas kallëzimit të Malajt në SPAK: Vetëgjyqësi, po kalojnë në harbim

September 11, 2026
Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

Bilanci i zjarreve në vend: 21 vatra në 24 orë, 5 ende aktive

September 11, 2026
Meta: Koha do tregojë kush ka llogari për të larë! Rama ka qenë qengj i urtë, derisa korruptoi Bashën dhe…

Rama për Ilir Metën: Ndiej keqardhje, ishte një talent që nuk e mbajti dot peshën e pushtetit

September 11, 2026
Haga, midis maktheve dhe paranojave

Haga, midis maktheve dhe paranojave

September 11, 2026
Akuzat e Ahmetajt, Braçe: S’dëgjoj përralla! Nëse është i përndjekur politik, Rama është Taylor Swift e unë Leo Messi

Rama për Ahmetajn: Kisha investuar në një maskë karnavalesh, jo në një aset publik

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com